Majlinda Bregu bën një tjetër deklaratë të rëndë kundër Lulzim Bashës

Politikë

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu vazhdon te artikulohet ne kundershtim me politiken qe po ben opozita dhe kreu i saj Lulzim Basha.

Bregu deklaroi pas mbledhjes së grupit parlamentar se opozita nuk mund të bojkotojë zgjedhjet, dhe mos pjesëmarrja në to nuk mund të quhet fitore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas saj, zgjedhje më 18 qershor nuk mund të ketë.

"Kam frikë se në mos u shpiktë ndonjë jetë politike në Mars, vazhdimi i luftës politike jashtë institucioneve nuk e bën Partinë Demokratike më të mirë.

Edhe në qoftë se është shqetësimi im dhe i disa kolegëve të tjerë, por është halli i atyre demokratëve që nuk do të ndjehen të përfaqësuar në Parlamentin e ardhshëm.

Jam e bindur që 18 qershori nuk do të jetë ditë zgjedhjesh, nga ana tjetër 18 qershori nuk mund të konsiderohet si 29 nëntori i Enver Hoxhës", tha Bregu.

ME TE LEXUARAT