Zoran Zaevi tradhëton shqiptarët: Me serbët jemi vëllezër

Kosovë&Rajon

Në prag të formimit të qeverise me partinë shqiptare të Maqedonisë, BDI-në, kryetari i LSDM-se Zoran Zaev ka dhënë një intervistë për Kurir.tv ku ka deklaruar se nuk bën dallim mes maqedonasve dhe serbëve.

“Dëgjuam akuza se Zaevi ka pranuar ta padisë Serbinë për gjenocid. Për mua ai është populli im”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë intervistës me gazetarin serb, ka kritikuar Gruevskin se ka pranuar pavarësinë e Kosovës teksa ka shprehur keqardhje për kishat dhe manastiret serbë që kanë mbetur në duar të shqiptarëve myslimane.

“Serbia është vendi i parë që meriton përkrahjen tonë, sepse jemi popuj ortodokse, krishterë dhe duhet të ndihmojmë njëri tjetrin”

Ndërkohë, Zaev bashkë me koalicionin e partive shqiptare pritet të formojnë qeverinë e re të Maqedonisë, pas marrëveshjes për të pranuar edhe Platformën e partive shqiptare.

ME TE LEXUARAT