SHBA- Japoni “tregojnë muskujt”, Pheniani: Duan të na pushtojnë

Bota

Mbetet e tensionuar situata në gadishullin korean, aty ku eshte zhvilluar edhe nje stervitje e perbashket mes trupave japoneze dhe luftanijeve amerikane. nderkohe, presidenti i Kines, Xi Jinping ka bere thirrje per vetepermbajtje.

I ndodhur perballe kercenimit ne rritje te Penianit, presidenti Trump dergoi nje flote te re luftanijesh ne gadishullin korean edhe si nje paralajmerim ndaj Korese se Veriut dhe lojrave te saj me testet balistike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por Peniani reagoi ashper duke e cilesoi dergimin e luftanijes amerikan “USS Carl Vinson” si nje “një akt ekstremisht te rrezikshëm nga ata që planifikojnë një luftë bërthamore për të pushtuar Veriun”.

Kete te hene, dy luftanije japoneze i janë bashkuar grupit goditës të Shteteve të Bashkuara për stërvitje në Paqësorin perëndimor, ndërsa Koreja e Jugut njoftoi se është në bisedime për të zhvilluar gjithashtu nje stërvitje të përbashkët detare.

Uashingtoni dhe aleatët e tij druhen se Peniani mund të jetë duke përgatitur një tjetër test raketash bërthamore, apo edhe lëshimin e raketave të tjera balistike. por sipas Kines situata rrezikon te dale jashte kontrollit.

ME TE LEXUARAT