Politika

Rama: Negocioj çdo gjë, veç datës së zgjedhjeve e qeverisë teknike

Ditën kur skadon afati i regjistrimit të partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sot, e hënë 10 prill, kryeministri Edi Rama i ftuar në studion e Report TV, te emisioni “5 pyetjet nga Babaramo” në orën 21:00 po jep pergjigje per shume pikepyetje.

Babaramo: Zgjedhjet e përgjithshme u lanë në 18 Qershor. Por lideri i PD tha që nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje deri në krjimin e një qeverie teknike. Po sot, Rama tha se zgjedhjet do të zhvillohen më 18 Qershor me ose pa opozitën. Kemi dy trena me shpejtësi të lartë dhe përplasja e parë do të jetë Kavaja.
Do shmanget përplasja e trenave?

Rama: Nuk shoh gjë të tillë. Është e drejta e popullit të na tregojë se kush do na qeverisë në 4 vitet e ardhshme. Unë nuk shoh asnjë krizë që PD sheh dhe kërkon të na i faturojë të gjithëve

Por LSI e PDIU kanë thënë se zgjedhjet nuk bëhen pa opozitën. Po nëse shkoni në zgjedhje ju dhe Blushi që ju vijnë si një bekim
Nuk shoh asnjë bekim sepse PS është në të drejtën e saj për t’u paraqitur para zgjedhësve sesa shume ka për të bërë, sa duhet të bëjë. Jemi në një proces historik reformash. Reforma në Drejtësi është jetike, jemi në një udhëkryq ku paraqitet e ardhmja e Shqipërisë si një mundësi reale apo në një afat të pacaktuar. Lërë se cfarë thonë, zgjedhjet do të bëhen, kush do të paraqitet le të paraqitet, kush nuk do, mos të paraqitet

Por do futeni pa opozitë?
Vendi nuk do të mbetet kurrë pa opozitë

Po zëvëndësoni vendin me një opozitë tjetër, kjo i bie të jetë opozitë e telekomanduar…
Për fat të keq, përvec PD e disa satelitëve të saj, unë nuk shoh rrugë tjetër vetëm dialogun, jam i gatshëm për një dialog pa kushte, duke shpresuar se në tryezë do të gjendet filli i arsyes, jemi të gatshëm të pranojmë cdo gjë, që përmirëson, kuadrin ligjor të zgjedhjeve dhe cdo mekanizëm që mund të përbëjë një garanci më shumë për opozitën, por nuk jemi të gatshëm ta kthejmë Shqipërinë mbrapa dhe në fund të fundit shteti që ne duam të ndërtojmë është një shtet që bazohet në Kushtetutë, në respektin për qytetarin, ndaj Kushtetutës sesa të thuash; o kështu o rashë vdiqa nuk ka.

Po partnerët në koalicion?
Nuk duhet të komentoj partnerët tanë në koalicion, natyrisht që qasja e tyre është e ndryshme nga e jona është në të drejtën e tyre, e kam lexuar si përpjekje për të rregulluar situatën, është një tentative, nuk e ndaj në parim por e mirëkuptoj si të tillë, nuk shoh arsye për të komentuar, mendoj që në fund të ditës do jenë në zgjedhje, në qoftë se PD vendos të vrasë veten ta vrasi veten, nuk bëjmë çfarë nuk ka lejon kushtetuta, nëse do të shkojë para gjykimit të popullit të na bëjë me dije me gjithë ndryshimet në kodin zgjedhor.

A mund të bëhen zgjedhjet nëse anëtarët që s’janë propozuar nga PS, do japin dorëheqjen?

18 qershori është dita e gjykimit të popullit për partitë politike dhe kusht do qeverisë për 4 vite. Nuk do ta ndalojë askush të marrë pjesë në zgjedhje dhe të dali para popullit, është një përpjekje për të penguar pasi të marri pjese ne zgjedhje, PS është forca e madhe që garanton se reforma në drejtësi nuk do mbytet në ujërat që do ndikojnë negativisht për Shqipërinë,

Zgjedhjet do bëhen në 18 qershor edhe nëse do jenë PD dhe LSI?
Po jua përsëris që nuk e shoh LSI-në si problem në këtë proçes, PD është problemi në këtë proces, LSI ka bërë një përpjekje me vullnet të mire për të zgjidhur situatën, jemi forca më e madhe në vend , jemi forca që kemi marrë përsipër të bëjmë shtet. Kemi bërë gabime, kemi të meta, ka shume gjëra për të bërë, nga ana tjetër nuk bëjmë gabime të qëllimshme në kurriz të Shqipërisë dhe qytetareve.

Ju e ndani qëndrimin e PD me LSI kur duket sikur janë të njëjta?
Ju mendoni atë qe mendoni, unë mendoj që LSI dhe Ilir Meta janë në profilin dhe natyrën e politikës tyre, është e ndryshme nga e jona dhe ka një qasje tjetër.

Pse mendoni se nuk do te shtyhen zgjedhjet? Pse te mos ndodh e njëjta gjë si atëherë kur ju ishin kandidat për kryetar bashkie?
Është e vërtetë, ajo që ne paraqitëm u pranua ndërkombëtarisht, ndërkohe sot nuk kemi asgjë tjetër prej opozitës për të përmirësuar kodin zgjedhor. Ne sot kemi një proces zgjedhor që është i disati ku Policia e Shtetit nuk është problem më në Shqipëri dhe nuk kuptoj si mund t’i kërkohet qeverisë të largohet para zgjedhjeve sepse kështu do një pakicë. Ndërsa kjo qeveri ka lindur për të larguar nga pushteti ata që janë në çadër dhe detyra ime është të qeveris jo ata që janë në çadër po ata që ma kanë besuar qeverisjen. Data e e zgjedhjeve përcaktohet nga Kushtetuta.

Në 2007-ën kishte Kushtetutë?
Në 2007 ishte problem real në tavolinë. Sot ka vetëm muhabete rakie në çadër në një çasje destruktive të opozitës që është futur në çadër për të mos votuar fillimin e reformës në drejtësi. Për herë të parë në historinë e këtyre 20 e kusur viteve shoh forca politike që janë të gatshme të na ndajnë për së gjalli nga Europa sepse i friken si djalli temjanit reformës ne drejtësi dhe për rrjedhojë gjykimit të popullit që do drejtësinë.

Rama detaje mbi pergatitjet per dialogun: U ra dakort për takimin orën, vendin, por Basha u tërhoq

Jeni i gatshëm të negocioni gjithçka përveç qeverisë teknike?
Gjithçka që është në binarët e arsyes. Jam i gatshëm të diskutojmë sy më sy, hapur ku ndodhemi, çfarë rrezikon Shqipëria në këtë moment në raport me BE dhe shtetformimin në Shqipëri dhe për t’i thënë që jemi të gatshëm të pranojmë çdo gjë. Ne kemi qenë në çadër dhe kërkonim hetim parlamentar, jo të ndryshojmë datën e zgjedhjeve. Megjithëse ne na u grabit bashkia, na u vranë njerëz në bulevard nuk thamë kurrë nuk do hymë në zgjedhje. Një opozitë që nuk hy në zgjedhje se ka frikë nga drejtësia është një opozitë që i ka ardhur koha për të vdekur dhe për tu ringjallur në një formë të re. Të gjithë miqtë dhe simpatizantët e PD janë të pataksur nga ajo që dëgjojnë nga çadra.

Në fakt negociatat mes dy blloqeve politike, reale janë ato që nuk shfaqen në kamera. Në fakt ka emisarë, ndërmjetës vendas apo ndërkombëtarë, më saktë, keni kanale jopublike që komunikoni me Lulzim Bashën?
Jo nuk kemi të tilla. Kemi insistuar vazhdimisht, jo është në gjumë, jo është i lodhur, jo duhet të negociojë me aleatët për mbledhjen, jo u caktua vendi jo nuk u caktua, pastaj pa kushte, për datën, e diskutojmë, jo nuk e diskutojmë dhe në fund fare morëm një kërkesë, që donin dorëheqjen e firmosur të kryeministrit në tavolinë. Më fal po nëse e do të dorëhequr me kë do diskutosh?

Basha tha sot se ka 5 ditë që pret të diskutojë me ju dhe kjo nuk po ndodh
E pavërtetë! Sepse persona teknike ulen në tryezë për dokumenta të caktuara pasi fillon dialogu. Personat teknike, përcaktojnë axhendën, orën, vendin pastaj çfarë do të dilet pas dhe çfarë do të dakortësohet më pas, pastaj do e bënin personat teknike

U përcaktua dhe ora?
Po por nuk u konfirmua kurrë

U përcaktua ora domethënë?
U takuan dy personat dhe folën për orën, vendin, dhe nuk u caktua asnjë gjë më pas po nuk kanë rëndësi sepse nuk u bë asgjë

Janë detaje, kuriozitete dhe fakte që dëshmojnë
Unë flas të vërtetën, nëse ju mendoni se unë gënjej, puna juaj. U ra dakort për axhendën, vendin, orën

Axhenda për çfarë?
Atë që u desh të shkruanin ata

Atëherë pse nuk u bë?
Duhet të pyesni Lulzim Bashën se përse ka frikë për të mos u ulur me mua. Ju kujtohet kur thoshte ulemi po me kusht mos të flitet për Fierin. Imagjino t’i bëja unë një kërkesë kryeministrit të asaj kohe, më jep dorëheqjen dhe më pas të veprojmë sesi do veprosh me mua në dialog. Jemi në një moment qesharak dhe në një moment kur rrezikojmë të bëhemi qesharakë, dhe si ka mundësi që një parti e madhe si PD të mbyllet në një cadër dhe të refuzojë të mos shkojë në zgjedhje. Këtë nuk e kuptoj. Është një katund i tërë aty që i merr shqiptarët për budallenj. Zgjedhjet pa opozitën bëhen në vende diktatoriale,

Ka vende si Turqia, Rusia që bëjnë zgjedhje pa opozitën
Po po, por kështu pyetja kur a mund të bëhen zgjedhjet pa opozitën kur disa parti janë në një situatë si kjo sepse liderët e tyre çmenden, kjo nuk është një cështje e demokracisë, është një cështje e sociopatologjisë, jo e demokracisë, të gjithë janë të barabartë në zgjedhje të thirrur nga populli në gjykim. Nëse një parti si PD thotë jo, kur nuk thotë asnjë fakt konkret të Pse-së. Jo se s’dua unë se ju jeni maskarenj, kriminelë, trafikantë, kjo nuk është politikë, kjo është një nivel; shumë i agravuar i lideri të PD.

Rama: Me Meten flasim shpesh, por jo gjithmone biem dakort

Këmbëngulni gjithnjë te PD për qeveri teknike, por edhe tek LSI, mos është një sinonim?
Sinonimin e shihni ju unë e shoh ne kuadrin e përpjekjes që ka bërë dhe bën për të dhënë një kontribut siç e mendon ai për të relaksuar një situatë që për Ilir Metën është krizë e politikës dhe për mua është e PD, ai ka hedhur një tezë që të tërhiqet nga ministritë, për mua përkon me diçka që të heqim dorë nga përgjegjësitë që e kemi ndaj atyre që na kanë votuar ndaj një procesi që vetëm nuk ka stabilitet më. Nuk bëjmë precedentin që kush futet në çadre hipën në pushtet. Jemi për ti shërbyer popullit për arsimin, shëndetësinë, ekonominë, për të gjitha, ata që ata i quajnë dështime mashtrime, PD ka që kur ka rënë nga pushteti që s’ka lider s’ka skuadër s’ka program s’ka alternative për ti dhëne Shqipërisë, programi është ai i vjetri, asgjë e re në frontin e çadre.

Meta e ka bërë publike që LSI është e gatshme që të lërë mandatet, jua ka thëne ju në takime që keni zhvilluar më para?
Ne flasim hapur dhe jo gjithmonë jemi dakord, i ballafaqojmë programet tona, të thuash po ikim ti japim mundësi zgjidhje, është ta komplikosh situatën, është në natyrën dhe profilin e Metës, është Ok s’ka problem, s’është opsion heqja e përgjegjësisë, do dëmtonte qëllimin në ketë detyrë të bëjë gjithçka çdo ditë dhe për të luftuar për drejtësinë, për të rritur ekonominë, për të rritur punësimin, për të bërë shtet.

I ballafaqoni përballjet tuaja me Ilir Metën, për procesin për çfarë keni rënë dakord?
S’kemi rënë dakord për asgjë sepse e vetmja pikë për cilën diskutojmë është kjo që po diskutojmë, nuk kemi pasur nevojë për të rënë dakord për asgjë.

Çfarë ndodh nëse LSI tërheq ministrat nga qeveria?
Nuk dua ta besoj dhe nuk flas me Nëse. Por çdo gjë të paktën sipas meje duhet komentuar atëherë kur ndodh.

E keni ne skenarët e mundshëm, do vazhdoni qeverisjen me zv/ministra apo do kërkoni mocion besimi?
PS dhe unë nuk tërhiqemi nga përgjegjësia. Kemi detyrim të përbashkët si koalicion për të bërë deri në ditën e fundit punët që na kanë ngarkuar dhe dua të besoj që do ta përmbushim së bashku.

Ju këmbëngulët që të respektohet Kushtetuta por në 20017 zgjedhjet u shtynë…
Zgjedhjet atëherë janë shtyrë nga 20 janar në 18 shkurt, janë shtyrë brenda mandatit qeverisës së kryetarit të bashkisë. Kushtetuta nuk u shkel. Në atë kohë nuk ka pasur limitet që kemi sot. Sot mandati i kuvendit skadon me 9 shtator dhe mbi të gjitha kjo është përpjekje për të marrë peng qeverinë dhe PS për të mos lejuar zgjedhje sepse ndërkohë është marrë peng vettingu dhe reforma në drejtësi dhe shtyrja e zgjedhjeve është një shtyrje për të shtyrë në kalenda greke vetë reformën në drejtësi duke hapur hendek me BE. Është një hulli që nëse e lenë të hapet cenon vendin. Njerëzit sot po e shohin se është reale ajo që ne thonim sa humbet vendi nëse kthehemi mbrapa.

Edhe Ramiz Alia i shtyu zgjedhjet për të respektuar pluralizmin?
Pluralizmi është e drejta e çdokujt për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur. Kur ishte Ramiz Alia nuk ishte e sanksionuar, sot është e sanksionuar në Kushtetutë. Pluralizmi është i lirë, do të shkosh në zgjedhje shko, nuk do mos shko. Populli do shkojë në zgjedhje me 18 qershor. Nuk tolerohen marrëzi të tilla, kjo është marrje peng e demokracisë.
Garancitë janë njësoj sepse institucioni që merret me zgjedhjet janë KQZ, KZAZ dhe gjithë ky institucion piramidë është i ndarë, 50% shumica e 50% opozita, Por përsëri, përsëris nëse ka mekanizma të reja që garantojnë procesin jemi të gatshëm të ndërhyjmë e përmirësojmë

Rama: Te heqim numeruesit politike, te jene njerez te thjeshte

Votimi elektronik, ju e pranoni?
E para e punës është një votim që edhe ata që e kanë ezauruar po e braktisin. Ministria e Jashtme franceze para pak kohësh qarkulloi një qarkore ku tha se votimi elektronik ishte i pasigurt.

Nuk po flasim për e-mail
Votimi elektronik sot ..

Si bankomati i bankave,fut kartën e vota numërohet…
Babaramo, votimi elektronik prezumon internetin. Por vetëm një vend bën votim elektronik, Estonia. Por ja ta zemë se e konsiderojmë, por ato bankomatet duhet të kenë lidhje interneti me çdo fshat të Shqipërisë duhet të jetë ai bankomati, fibrat optike dhe kjo nuk është një gjë që bëhet për 1 muaj, e 1 vit

Ekspertët e opozitës kanë thënë se kjo bëhet për 2 muaj
Po ekspertët e opozitës kanë refuzuar dhe numërimin elektronik. Në konstatuam se identifikimi elektronik ishte teknikisht i pamundur, u bënë dy projekte pilot dhe dështuan. Dëshmi e them për arsye banalel, kompania dështoi. Fleta e numërimit nuk detektohej.

Votim elektronik po flas ku ti dhe voton por vota dhe kontabilizohet
Babaramo…

Po pse këmbëngulni për numërim elektronik
Po dhe cuditërisht kjo zgjidhje që është më e mira nuk e ka as Franca, as Gjermania, as Anglia. Gjermani e ka shpallur antikushtetues votimin eletronik që për teknologji është më e përparuar se PD. Votimi elektronik nuk është i sigurtë Gjermania e ka shpallur antikushtues

Gjermania e shpalli antikushtues
Po, po e shpalli. Të heqim numëruesit politikë, por të jenë mësues, profesorë, mjekë, njerëzs të thjeshtë pa bindje politikle dhe nëse gabon e ha gjobën. Ne ua kemi garantuar votën cdo subjekt që pretendon se i vidhet vota, hapet kutia e sheh ndaj të gjitha janë alibira

Siç ju ndodhi ju në vitin 2009?
Në momentin kur numërohen kutitë ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhe ka komisionerë që kanë shkuar në burg për falsifikim pasi janë hapur kutitë

A keni menduar çdo të thotë opozita
Nuk jam këtu të bëj bebisiterin e opozitës. Unë dua që të jetë një proces i ndershëm, që policia të bëjë detyrën e saj, që as në 2009 as në 2011 nuk e kishim me policinë, Policia qëndroi korrekt,cështja e policisë, ishte korrekte

Po ka akuza se Policia mund të përfshihet, ministri nga Durrësi që thotë se PS do përdorë policinë për të vjedhur votat
Këto janë halucinacione, nuk janë as arsye sepse Policia sot është institucioni më i besuar i shqiptarëve e nuk është gogoli që e shohin ata.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Nje koment

  1. Ne rast se ndodhe lenia I pushtetit me tavolin ,gje qe nje pjese, ne hije e pozites ,dote ngrihet me revolt .E them kete se me pazarin e shitjes se votes ,qofte edhe nje dite,do jete shume e rrezikshme.Cadra eshte ngritur per te mos u shitur vota ,po perse kerkojne qe te tjetersohet ne tavolin ,aty ku une nuk e kam derguar Pergjegjesia eshte e madhe, dhe shkaterrimi I kushtetutes,I votes,eshte katastrofike .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close