U tha se donte të vriste veten dy herë në Tiranë, djali i biznesmenit s`duron më dhe ja si reagon

Aktualitet

Pak ditë më parë në të gjithë mediat si dhe sipas njoftimit të policisë u publikuar lajmi se i riu Dashamir Çajka ka tentuar të vrasë veten për të dytën herë dhe për ketë ai është arrestuar.

Lidhur me këtë lajm të ndodhur në Bathore, Dashamiri ditën e sotme ka reguar duke shkruar pranë JOQ për të sqaruar se si është e vërteta sipas tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dashmiri ka thënë se nuk e di pse po baltoset mbi dinjitetin e tij, sepse e vërteta nuk është aspak sic është publikuar deri më tani.

Sipas 23-vjecarit, i cili shprehet se është i biri i një biznesmeni të njohur, në fakt arma është shkrepur papritur ndërsa po pastrohej arma e gjahut që ndodhej në shtëpi, e cila do të dorëzohej më pas në polici.

Ky është reagimi i Dashamirit për JOQ:

Përshëndetje JOQ! Para 5 ditësh doli lajmi se Dashamir Çajka arrestohet pasi tenton të vetëvritet. Madje në disa media thuhej, luftë mes bandash mbetet i plagosur D.Ç. Vërtetë për të ardhur keq se si u përdhos në figurën time. Është e vërtetë se jam plagosur, jo qëllimisht, por nga pakujdesia sepse atë armë e kam gjetur ditën e incidentit dhe do e dorëzoja në polici bashkë me babain. Gjendja e keqe e saj bëri që në momentin që do i hapja derën babait tim, arma shkrepi në xhepin e xhupit. Provat e sakta ndodhen edhe në polici. Babai im është një figurë e njohur në biznesin shqiptar. Mos të baltoset më në figurën time, ju lutem ta publikoni”

ME TE LEXUARAT