Kosova - Rajoni

EMRI/ Ekzekutohet me armë zjarri 38-vjeçari

Mentor Zeka, 39 vjeçar është personi i vrarë sot në qytetin e Pejës, pasi është qëlluar me armë zjarri.

Motivet e kësaj vrasje ende nuk dihen, ndërsa Policia është duke i kryer hetimet lidhur me rastin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në lagjen ‘Fidanishte’, raporton Express.

“Ju informojmë se sot me datë 06.03.2017 rreth orës 16:16, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Pejë ka pranuar informacionin se në lagjen Fidanishte në Pejë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një person kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, sipas konfirmimit të ekipit mjekësor”;thuhet në komunikatën e PK-së.

Sipas Policisë, “personi viktimë i vrasjes është M.Z. 1978, banues në lagjen Fidanishte”.

“Njësitet relevante të PK-së, pas marrjes se informacionit menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes për të siguruar prova dhe dëshmi dhe për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, dhe lidhur me këtë menjëherë është informuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë ne vendin e ngjarjes për të udhëhequr me këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe veprimet tjera operativo-hetimore për të mësuar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarje dhe identifikuar të dyshimit”,ka thënë PK.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close