Lajmi i fundit

Rama: Basha ka hipur majë pallatit, opozita është e lirë të bëjë vetëvrasje, unë nuk iki

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar cështjen e kanabisit si një fenomen 25-vjecar që po luftohet seriozisht vetëm në mandatin e tij prej tri vitesh.

Në komunikimin e tij javor, Rama ka bërë një bilanc të qeverisjes, duke theksuar reformimin e ekonomisë, të taksave, forcimin e policisë dhe reformat në arsim.

Kryeministri bëri me dije se punësimi është rritur dhe papunësia ka rënë.

Ai theksoi se e drejta e pronës do të garantohej nga një drejtësi e re, duke thekauar nevojën e reformës dhe të vettingut.
Kryeministri theksois e koha është tani për të vendosur në zbatim paketën ligjore të miratuar në Kuvend për reformimin e gjyqësorit.

Ai tha se tani, për cdo viktimë të korrupsionit në drejtësi, në sallat e gjyqeve, ka përgjegjës edhe politikanë që pengojnë reformën e nisur.

“Opozita nuk mund të fshihet tani nën cadrën e luftës për pushtet”, tha Rama.

Të kërkosh njëherë pushtetin në tavolinë pastaj reformën, shtë si të thuash se “karrigia ime po fundoset”.

Të kërkosh pushtetin ndaj një mazhorance që fitoi me zgjedhjet që i organuzuan ata vetë, është si të thuash se kushtetuta është një fjalë pa vlerë.
“Të thuash se deklatratat e BE për vettingun janë bullshit, është njësoj ssi të hipësh majë një pallati e të thuash se do hidhem me kokë nëse nuk të japin celësat e gjithë pallatit.

Opozita është e lirë të vetëvritet në bulevard, ne nuk na mbetet ta ftojmë në dialog e të biem dakord për cdo propozim të arësyeshëm të saj” tha Rama.
Ai nenvizoi se mazhoranca ka nje kontrate me qytetaret deri ne daten 18 qershor 2017./lajmifundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Nje koment

  1. po mbaje o qeverin sa te dete palla ty ti e njeh popullin i njeh kundershtaret,ky eshte nje mesim per rinin qe nuk e njohten dhe nuk e besojn sistemin( hoxha shehu alija)i turbove nga trut e kokes perveç njerzimit edhe dhent e dhite lopt e viçat gomaret edhe kiçat,por mos horro se edhe pronat tuaja te paligjeshme do ti kapi vetingu,deri dje thoshim e sigurojm grurin vete dhe i japim edhe grekut,ndersa sot themi e plotsojm hashashin vete dhe i japin perveç grekut italis dhe gjermanis,kemi shkuar deri aty sa po na vdesin dipllomatet ne shtepit e tyre,nga ajo qe e kapin me çmim te lire te shkretin hashash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close