Zbulim i ri për bandën e grabitësve në Tiranë-Rinas, tre anëtarë të grupit në kërkim

Aktualitet

Gjashtë të rinjtë e identifikuar si autorë te dy grabitjeve në Rinas do të hetohen më tej nga Prokurroia e Krimeve të Rënda për grup të strukturuar kriminal, veprime në kuadër të grupit kriminal, vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje.

Nderkohe diten e sotme eshte zbuluar edhe fakti se te pakten tre anetare te bandes, persona qe kane marre pjese ne grabitjet me arme, nuk jane kapur ende.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mesditën e se premtes Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën dhe dërgoi për hetime të mëtejshme pranë Krimeve të Rënda Fatjon Xhyliun, Neim Avdylajn, Ernest Kupën dhe Ditjon Memlikën.

Nga ana tjeter hetuesit thone se kane të dhëna se katër të arrestuarit, dy të tjerët në kërkim, por edhe persona të tjerë të dyshuar, kanë vepruar me role të ndara dhe si një grup i strukuruar, si në grabitjen e Qafë-Kasharit, por edhe atë të shkurtit 2017, ku u rrëmbyen 3.2 milionë dollarë.

Drejtues kryesor i grupit dyshohet Admir Murataj, me një të kaluar të pasur kriminale dhe njohje të hershme me Ilir Kupën, i njohur si pjesë e grupit të “Babagjyshëve”. Po i rrezikshëm konsiderohet nga policia edhe Jetmir Çerpja, i cili mendohet se ka krijuar lidhje me grupin në Greqi.

Aktualisht policia po vijon kërkimet për Çerpjan dhe Muratajn, fotot e të cilëve janë shpërndarë në të gjitha komisariatet. Burimet thonë se po hetohen edhe të paktën tre persona të tjerë të dyshuar si pjesë e sulmit në rrugën e Rinasit dhe që mendohet gjithshtu se kanë përgatitje ushtarake, sikurse Neim Avdylaj dhe Ditjon Memlika.

Nga rrëfimi i deritanishëm i Fatjon Xhyliut dhe Neim Avdylajt, konfirmohet deri më tani se ai që ka marrë pjesë në sulmin e blindave në të dyja episodet është Ernest Kupa, i cili nga ana e tij e mohon pjesëmarrjen në grup.

ME TE LEXUARAT