Super-grabitja në Rinas, Tahiri "dush të ftohtë" policisë së Tiranës

Politikë

Disa ore pas grabitjes së 2 mln eurove në Rinas, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri zhvilloi një takim në Drejtorinë e Policisë së Tiranës me shefat e komisariateve dhe drejtuesit e policisë së kryeqytetit.

Takimi zgjati për më shumë se një orë, ndërsa u diskutua për reagimin dhe punën për arrestimit të autorëve të grabitjes së dy makinave të blinduara që po transportonin shumën monetare të rreth 2 mln eurove të një banke të nivelit të dytë drejt Rinasit me destinacion Austrinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në mbledhjen mes Tahirit dhe shefave të komisariateve nuk munguan edhe tonet e larta të diskutimit, citon report tv. Në fund të takimit, ministri Tahiri nuk ka preferuar që të japë asnjë prononcim për mediat.

ME TE LEXUARAT