Blushi: Thasët e mbushur me para grabiten me ndihmën e shtetit

Politikë

Kreu i LIBRA, Ben Blushi ka denoncuar se thaset me para ne mjetet e blinduara te bankave, vidhen me ndihmen e shtetit.

Ja postimi i Blushit ne faqen e tij zyrtare:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

KUSH I MBRON BANKAT?

Miku im Blendi Fevziu më kërkoi ta shtynim intervistën e parashikuar sot në darkë, për shkak të vjedhjes së makinave të bankës.

Natyrisht e mirëkuptoj. Vjedhjet e bankave janë kthyer në serial. Shteti shikon dhe bashkëpunon, grabitësit ikin dhe e shikojnë policinë në televizor.

Ja pse ska vende pune, besim dhe investime të huaja. Se nuk ka kush i mbron! Një javë më parë thashë në Kuvend se Republika po bie. Sot kam edhe prova. Thasët e Republikës sonë po vidhen me ndihmën e shtetit!

ME TE LEXUARAT