Prokuroria publikon detajet: Si u zbulua atentatori i familjes Capja në Elbasan

Aktualitet

Prokuroria e Elbasanit diten e sotme ka dhënë detaje në lidhje me atestimin e 19-vjeçarit, Shkëlzen Hasanpapaj, në Holandë, i cili është i dyshuar si atentator i familjes Çapja.

Prokuroria thotë se paraditen e 06 qershorit të vitit të kaluar në qytetin e Elbasanit, përballë ish-kirurgjisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit me targe AA xxx NE, duke plagosur brenda tij shtetasin Bledar Muça, si dhe është plagosur policja M. Kermezo, e cila në momentin e ngjarjes, ka qenë rastësisht si këmbësore aty.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ndër të tjera, janë gjetur edhe disa objekte, të cilat mund të shërbenin për identifikimin e autorit. Kështu, janë gjetur një çantë kamuflazhi, arma e krimit, si edhe sende që dyshohet se janë përdorur nga autori. Për të gjitha këto sende është kryer analiza e ADN-së, në bazë të të cilës është përftuar profil i njëjtë gjenetik.

Gjurmët e ADN-së së gjakut, të gjetura në armën e krimit, ishin të njëjta me ato të gjetura në çantën e kamuflazhit, si edhe në sendet e tjera, të cilat gjendeshin në vendin nga ku është kryer atentati. Në vijim të hetimit, janë siguruar të dhëna operative se autori i atentatit mund të ishte Shkëlzen Hasanpapaj.

Sipas prokurorisë pas ditës së atentatit i riu është larguar nga Shqipëria. Për të siguruar provat e nevojshme, nga ana e Prokurorisë së Elbasanit është urdhëruar ekspertiza e ADN-së për prindërit e të dyshuarit. Nga ekspertiza, rezultoi se ADN-ja e gjetur në vendin e ngjarjes lidhet me dy prindërit e tij.

Çifti kishte dy djem. Pasi Është bërë analiza gjenetike e të vëllait të autorit të dyshuar, ka rezultuar se profili gjenetik i gjendur në vendngjarje nuk përputhet me atë të gjetur në vendin e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT