Aksidenti në Itali, fatkeqësitë që kanë ndjekur nënën e Ambra Shaljanit

Aktualitet

Një detaj i dhimbshëm mësohet për njërën nga vajzat shqiptare që humbi jetën mëngjesin e djeshëm bashkë me tre të rinj të tjerë në një aksident rrugor.

Ambra Shaljani ishte vajzë e vetme, ndërsa dhimbja për nënën e saj bëhet edhe më e madhe. Një javë para asaj i kishte vdekur i ati, ndërsa tani po bëhet gati të përcjellë edhe vajzën e vetme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Detajet e dhimbshme i zbulon kushërira e Ambrës në një mesazh dërguar në JOQ. “U shuan 4 engjëj, mes tyre edhe ti kushërira jonë. Mes tyre Zoti të çoi edhe ty vajzën e vetme të shtëpisë, dritën e syve të Elcës. Pse Zoti të çoi në atë makinë të mallkuar dhe helmove nënën tënde? Edhe jetën tënde e mbylle….modelja jonë, e mbylle sa hap e mbyll sytë… a mos vallë atje ishte shkruar? Ah moj Ambra sa shumë na je dhimbsur. A moj Ambra mamin e le vetëm … Dhe babin o Ambra… nëna jote u rrit jetime pa nënë. Para 1 jave i vdiq, ngeli edhe pa babin, tani edhe ti e braktise. S’është e drejtë o Zot, pse duhet të vuajnë njerëzit e mirë …Pse duhet nëna të presë fëmijë ashtu, pse Zoti s’mendon? Ah jetë e poshtër…”,- thotë mes dhimbjes kushërira e Ambrës.

Aksidenti tragjik që iu mori jetën 4 të rinjve, dy vajzave shqiptare Ambrës dhe Xhesika Gjanajt si dhe dy djemve ndodhi mëngjesin e djeshëm në komunën e Guidonës në afërsi të Romës, ku makina “Mini Cooper” doli nga rruga dhe u përplas me derën e një restoranti.

ME TE LEXUARAT