Politika

Reagimi/ “Adriatik Llalla ka dy mundësi, të dorëhiqet ose të arrestohet”

Per avokatin Spartak Ngjela, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ose duhet te japë dorëheqjen, ose duhet te arrestohet, pasi ka shkelur ligjin themeltar te shtetit. Sipas Ngjeles është e paimagjinueshme qe kreu i organit te akuzës, te shkele Kushtetutën siç ndodhi me propozimet e Prokurorisë për Këshillin e Emërimeve ne Drejtësi.
“Është me mire te japë dorëheqjen se sa te arrestohet.

Ju mendoni se duhet te arrestohet?

Kështu si po shkojnë punët kam përshtypjen se po, sepse ka shkelur Kushtetutën dhe ka shkelur Kushtetutën ne nje pike te nxehte tek reforma ne drejtësi, e cila ka marre karakter ndërkombëtar. Janë edhe evropianet edhe amerikanet qe ndihmojnë qe Shqipëria te hyje ne BE. Dhe ai shkeli Kushtetutën, ja, merreni shikojeni. Ka çuar 3 emra, i thotë “mangi questa ministra”, ha këtë supe, ç’është ky? S’mund te shkele Kushtetutën Prokurori i Përgjithshëm.

Një amerikan nuk mund ta konceptoje dot po Shqipëria është akoma nje vend oriental i ndërtuar nga Saliu. Prandaj mendoj qe me mire do ishte per te nje dorëheqje se ajo tregon qe ka qene gjaknxehte ose është detyruar nga segmente politike qe e kane emëruar.”

Ngjela ironizon edhe sulmet e Prokurorit te Përgjithshëm per ndikimin e Sorosit.

“Këto janë budallallëqe, ambasadori amerikan drejtohet nga politikane amerikane, por kane frike te dalin kundër Amerikës dhe krijojnë artifica. Janë naivitete te politikes shqiptare, e cila rezulton te jete infantile dhe e paartikuluar politikisht.”

Sipas avokat Spartak Ngjeles, aleanca me Shtetet e Bashkuara te Amerikës është strategjike per shqiptaret dhe askush nuk mund te dale kundër kësaj, duke i cilësuar te papërgjegjshme deklaratat e Prokurorit te Përgjithshëm, kundër ambasadorit amerikan ne Tiranë.v+

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close