Aktualitet
Kamioni del nga rruga e bie në humnerë, shoferi dërgohet me urgjencë në spital
Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë. Aksidenti ka ndodhur në “Rrugën e Kombit” në afërsi të fshatit Skuraj.
Shoferi, identiteti i të cilit nuk është bërë akoma i ditur, është dërguar me urgjencë në spital.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!