Lezhë, makina aksidenton për vdekje kalimtarin

Aktualitet

ambulanca14Një këmbësor humbi jetën në Lezhë, pasi u përplas nga një automjet rreth mesnatës së të dieles në hyrje të qytetit, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi Lek Tusha 54-vjeç.

Viktima u përplas nga një automjet tip “Land Rover” me targa AA 985 AY që drejtohej nga Fatjon Elezi. Policia bërë të ditur se në momentin e aksidentit 54 vjecari ka qenë duke kalur nga njëri kah i rruges në tjetrin dhe nuk e ka parë automjetin teksa lëvizte me shpejtësi. Përplasja ka qenë i fortë duke i shkaktuar plagë të shumta viktimës në kokë i cili fillimisht mbeti i plagosur, por ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka shoqëruar menjëherë në komisiariat drejtuesin e mjetit i cili u morr në pyetje rreth ngjarjes. Eshtë bërë e ditur se shkak për aksidentin është bërë ndërpreja e rrugës nga ana e viktimës si dhe errësira në rrugë, duke mos i lënë mundësi drejtuesit të mjetit për  ta parë 45-vjeçaren teksa po i ndërpriste rrugen.

ME TE LEXUARAT