Masakra në plazhin e Vlorës, Delin Hajdaraj habit policët: Vrava të pafajshëm

Aktualitet

Delin Hajdaraj është pyetur në lidhje me ngjarjen në plazhin e Kalasë, ku është shprehur i penduar për humbjen e jetës së tre personave të pafajshëm.

“Kam qenë i vogël. Unë qëllova në ajër dhe nuk e di sesi më iku arma. Jam penduar, kam vrarë të pafajshëm”, mësohet të ketë thënë Hajdaraj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

26 – vjeçari, i arrestuar mbrëmjen e djeshme për vrasjen e trefishtë, të ndodhur tre vite më parë në zonën e “Ujit të Ftohtë” ka qënë person i paskeduar më parë penalisht.

Gjatë arrestimit, ai ka deklaruar se këto katër vite ka jetuar në Vlorë, i strehuar në tre banesa të cilat i kishte marrë me qera, të cilat ndodheshin kryesisht në lagjen e “Ujit të Ftohtë”.

Hajdaraj mësohet të ketë thënë para bluve të Vlorës se dilte shumë pak jashtë dhe në këto pak herë ai maskohej për të mos u identifikuar.

I pyetur për të ardhurat, se nga i siguronte ato për të jetuar, 26 – vjeçari mësohet të ketë thënë se gjatë këtyre viteve është ndihmuar financiarisht nga vëllai i tij më i madh, i cili prej vitesh jeton në Bruksel, si dhe nga të afërm dhe miq.

26 – vjeçari pritet të dalë pas 72 orësh përpara trupit gjykues, për seancën e njohjes me vendimin e gjykatës.

Ai është dënuar në mungesë nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me burgim të përjetshëm, për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese e kryer në bashkpunim.

Akuzës pritet t’i shtohet dhe armëmbajtja e mjeteve luftarake, pasi gjatë arrestimit në një prej banesave iu gjetën edhe një sasi municionesh, si dhe një pistoletë me silenciator./klan

ME TE LEXUARAT