Kosova - Rajoni

Veseli: Kosova do ta shembë murin e ngritur në Mitrovicë

Kuvendi i Kosovës ka mbështetur kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për rrënimin e murit në pjesën veriore të urës së Ibrit.
Madje kryetari i Kuvendit dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nëse brenda një afati të caktuar nuk rrënohet muri nga ata që e ndërtuan, atëherë institucionet do t’i nisin eskadronët për rrënimin e këtij muri.
“Nëse muri në veri nuk largohet brenda kohës së caktuar, ne do të veprojmë dhe muri do të rrënohet. Kemi bashkëbiseduar me Kryeministrin, Presidentin, nuk kemi dashur ta politizojmë për hir të popullzimit”.
“Kemi pasur edhe iniciativa që kanë qenë konkrete. Muri do të rrënohet, mirë është që të rrënohet nga ata që e kanë shkaktuar, por nëse nuk rrënohet nga ata, do ta rrënojmë ne. Do ta them qartë: do të shkojnë eskadronët e shkatërrimit të atij muri” shkruan Zëri në një shkrim të publikuar me titull : “Veseli: Do t’i nisim eskadronët për rrënimin e murit”

loading...

Artikuj te ngjashem

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close