Pak çaste para aksidentit, momenti kur Dashnori udhëtonte me shpejtësi në kah të kundërt

Aktualitet

Aksidenti i ndodhur para ditësh në Sukth tronditi mbarë opinionin publik. Si pasojë e përplasjes së dy makinave kokë më kokë, humbi jetën Dashnor Deliallisi, personi që po udhëtonte me shpejtësi në kah të kundërt dhe tre vajza që ishin nisur drejt Greqisë.

Në redaksinë Jetaoshqef.al ka mbërritur një video me pamje pak minuta para aksidentit.

Në video duket automjeti tip ‘Benz’ i Dashnor Deliallisi, i cili lëviz kundravajtje me shpejtësi të madhe. Vetëm pak minuta më pas ndodhi përplasja kokë më kokë me Benzin ku udhëtonin tre vajzat, që rezultoi fatale për të katër të rinjtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT