Kosova - Rajoni

Trepça, një këshill nga Shqipëria për Qeverinë

trepca_5193Konfederata e industrive të Shqipërisë ka vlerësuar miratimin e ligjit për Trepcën, megjithatë ka këshilluar vendimmarrjen politike të Kosovës të shqyrtojë me kujdes dhe të kryejë përmirësimet e nevojshme të ligjit nen për nen, për të shmangur të gjitha problematikat e mundshme, për të qenë të suksesshëm në çfarëdo rasti të ballafaqimit të mundshëm me pretendimet e Serbisë në gjykatat ndërkombëtare.

Konfindustria nëpërmjet një komunikate ka mbushur dhe vlerëson si akt shumë të rëndësishëm në afatgjatë, miratimin në parim nga Kuvendi i Kosovës të ligjit për kalimin në pronësi publike të Minierës dhe Industrisë së Trepçës.

Pasuritë nëntokësore të Trepçës janë të një rëndësie botërore për shkak të sasive dhe mineraleve te rralla në vlera prej dhjetëra miliard euro të llogaritura. Konfindustria vlerëson formën e përzgjedhur të organizimit të kompanisë si mënyra e vetme dhe më e mirë për të shpresuar në tejkalim të shpejtë ligjor të problematikave të ndërlikuara pronësore dhe financiare të deritashme të saj.

Gjithashtu, organizimi si kompani aksionare me kapital publik dhe me hapësirën e duhur ligjore edhe për shitjen e aksioneve në bursa, është forma më e mirë në kushtet e sotme pas krizës globale financiare për të tërhequr financimet e domosdoshme, shndërrimin në pronarë të qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi dhe njëkohësisht mbajtjen e kontrollit të menaxhimit shtetëror në këtë aset të çmuar strategjik”, thuhet në komunikatën e Konfindustrisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close