Bota

Gati Lufta III Botërore?! Rusia kthen raketat bërthamore nga SHBA!

luftaetrete“Rusia po kryen aktualisht monovra ushtarake në Kaliningrad dhe skenari i saj parashikon dislokimin e sistemeve të raketave Iskander me mundësinë e përdorimit. Trajektorja e këtyre raketave me kapacitet për t’u pajisur me mbushje bërthamore është rreth 700 kilometra. Berlini duhet gjithashtu të jetë i kujdesshëm ndaj këtyre raketave, pasi kjo enklavë është plotësisht e izoluar nga territori rus që shtrihet midis Lituanisë dhe Polonisë”, deklaroi për median ministri lituanez i Punëve të Jashtme, Linas Linkevicius.

Sipas Lituanisë, dislokimi i sistemeve të raketave rrezikon të shkelë traktatin kyç për armët bërthamore. Polonia ka reaguar gjithashtu e indinjuar nga ky veprim.

Rusia dislokoi sërish raketa Iskander me kapacitet për t’u pajisur me mbushje bërthamore në enklavën e Kaliningradit, në kufi me dy shtetet e NATO-s, njoftoi sot Vilnius, duke bërë të ditur se objektivi i Moskës është të marrë nga Perëndimi konsensusin për çështjen e Sirisë dhe Ukrainës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close