4 mijë viktima në 100 ditë! Ky është bilanci më i frikshëm i dëgjuar ndonjëherë!

Bota

sulmi-stamboll16Vetëm një javë më parë tha se do të ishte shumë i lumtur që t’i shfaroste të droguarit, njësoj si Hitleri masakroi hebrenjtë dhe duket se presidenti filipinas, Rodrigo Duterte nuk po fliste në sens figurativ.

Kjo pasi, sipas mediave ndërkombëtare, në vetëm 100 ditë, në vend raportohen të paktën 3700 të vdekur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbi 26 mijë persona janë vënë në pranga, ndërsa më mijëra të tjerë janë vetëdorëzuar nga frika.

Duterte erdhi në pushtet me premtimin se do t’i shpallte luftë problemit të drogës në vend. E ky aksion nisi që 100 ditët e para të tij në postin e presidentit, ku raportohet 36 filipinas të vdekur në ditë, ndërsa terrori në vend dallohet qartë në fotot më lart.

Aksioni i Duterte vjen pas deklaratës së tij se të paktën 3.7 milionë filipinas janë të varur nga metamfetamina. Ai deklaroi se kishte inkurajuar njerëzit që ta merrnin vetë situatën në dorë me ndihmën e policisë dhe skuadrave speciale sekrete, të trajnuara për të vrarë.

 

ME TE LEXUARAT