Vetëvritet me armë zjarri në banesë 49-vjecari, ja emri

Aktualitet

ambulanceNjë person është vetëvrarë me armë zjarri këtë të marte në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Naim Gjylbegu” ku policia ka gjetur në banesën e tij private të pajetë shtetasin Ridvan Dibra 49 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dhe nga dëshmitë e familjarëve dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri automatik, e cila u gjet në vendngjarje dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shënja dhune.

Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT