Kryeprokurori Llalla pyetet për kërcënimet nga grupi kriminal, ja si përgjigjet ai
Prokurori i pergjithshem Adriatik Llalla, i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj është pyetur nga gazetarët në lidhje me kërcënimin që është bërë ndaj tij.
Në shoqërimin e truprojave te tij, Llalla nuk ka dashur të prononcohet. Ai ka pohuar se aty ishte për diçka tjetër.
Pak ditë më parë, mediat zbuluan se kryeprokurori i Republikës Adriatik Llalla është detyruar të largojë fëmijët dhe bashkëshorten shtatzënë nga Shqipëria në një vend aleat, pasi dy muaj më parë në telefonin e tij kanë mbërritur telefonata dhe mesazhe kërcënuese anonime.
Kryeprokurori ka njoftuar autoritetet qeveritare, Presidentin e Republikës, Shërbimin Informativ dhe më pas janë shtuar masat e sigurisë, qoftë në prokurori, shtëpinë private si dhe eskortat për familjarët, dy fëmijët e tij të cilët janë në shkollë dhe bashkëshorten.
Natyra e kërcënimit nuk dihet, por flitet se i ka ardhur për shkak të një dosjeje hetimore ndaj një grupi të supozuar kriminal.