Artan Fuga: Me maturantët? Ku është problemi?

Politikë

artan_fuga1-525x350Nga ARTAN FUGA

Ore, disa bëjnë sikur nuk kuptojnë, ose janë kokëtrashë, kokë-mpitë, ose bëjnë shejtan budallain. Se kokëderra janë që janë !

Nuk është puna ore ti se do të futen apo jo të gjithë maturantët në shkollë!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

A thua se ka vende! Sikur janë vende në stadium. Vende hap njeriu sa të duash. Nje grup me dhjetë studentë e bën me njëqind studentë dhe ja i hape vendet! Pse kjo është???

Hajde sukses hajde!

Tjetër është problemi.

A shkojnë studentët në degët që duan? Kjo është çështja, se po çove njerin që do letërsi në veterinari, ose atë që do veterinari në matematikë, ke bërë lëmsh, ke vrarë zemra dhe ëndërra të rinjsh.

Tjetër është problemi.

Atij që i plotësohet dëshira për një degë, a ka të drejtë se ka një mesatare 0,0007 më të lartë sesa dikush që e ka poaq më të ulët (por marrë në një gjimnaz më të fortë), t'i plotëshet dëshira, kurse këtij tjetrit t'i thyhet zemra!

Tjetër është problemi.

A janë lëndët preferenciale të gjimnazit mjaftueshmërisht kriter për të dhënë të drejta më shumë a më pak në përzgjedhje lëndësh! Aspak.

Tjetër është problemi.

A iu dha shërbimi informativ maturantëve për degët ku duan të ndjekin studimet?

Aspak. Iu morrën lekët nga xhepi mamit dhe babit dhe atyre asnjë informacion a këshillim.

Prandaj është sistemi i padrejtë, irracional, absurd, shkakton probleme te rinia, thyen ëndërra, ngjall mosbesim.

Lërini mo maturantët të shkojnë të rregjistrohen vetë në universitete, e mos krijoni agjenci burokratike që për të hap e mbyll derën, krijojnë e zgjidhin probleme, si Sabriu, mësues i punës me dru e me metal.

ME TE LEXUARAT