A do të kthehet Messi tek Argjentina? Përgjigjet Maradona

Sport

maradonaaaNë Argjentinë të gjithë besojnë se Lionel Messi do të rikthehet në kombëtare me përjashtim të Diego Armando Maradonës.

Trajneri i ri i La Selecion Edgardo Bauza udhëtoi drejt Barcelonës sëfundmi vetëm e vetëm për tu takuar me yllin e Barcelonës dhe për ta bindur 5-herë fituesin e Topit të Artë të rishohë vendimin e tij për tu tërhequr nga ekipi i përfaqësues.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Krerët më të lartë të federatës argjentinase të futbollit kanë bindjen se Messi do të vazhdojë të luajë për kombëtaren albiceleste por për të frenuar disi entuziasmin e tyre ka menduar një legjendë si Diego Armando Maradona i cili përvec se ka sulmuar drejtuesit e AFAS, ka deklaruar me sigurinë më të madhe se Leo nuk do të rikthehet në ekipin përfaqësues.

"Unë mendoj se Messi do ti thotë jo Bauzas për të veshur sërish fanellën e Argjentinës, normalisht ky është një opinion i imi dhe ndoshta gabohem theksoi Maradona në një intervistë për mediat.

El Pibe D’Oro e ka ndjekur me vëmendje paraqitjen e përfaqësues albicelste në Lojrat Olimpike të Rios dhe nuk e ka përtypur aspak mirë eliminimin e skuadrës olimpike të Argjentinës që në fazën e grupeve.

“Nuk po notojmë në ujra të mirë dhe rrezikojmë që të mos kualifikohemi as në Botërorin e ardhshëm edhe pse dua ti uroj shumë fat trajnerit të ri Edgardo Bauza. Në Lojrat Olimpike u eliminuam nga Hondurasi një vend që e respektoj shumë por të them të drejtën ata dinë të luajnë bejzboll sepse nga futbolli nuk dinë gjë fare, deklaroi ish lojtari i Napolit.

Në fund një thumb për federatën argjentinase dhe për ish presidentin Julio Grondona: Nuk kam parë kurrë një federatë kaq të dobët, me këta drejtues marrëveshjet ndryshojnë në mënyrë radikale nga mbrëmja në mëngjes. Përsa i përket Grondonës jam gati të hedh në gjyq për paratë e shumta që ka vjedhur, nënvizoi Diego Armando Maradona.

ME TE LEXUARAT