Jeta luksoze e Fullanit, ja sa i kushtojnë vetëm rrobat e banjës (FOTO)

Aktualitet

fullani-prokuroriIsh- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani vijon ta përndjeki luksi i shfrenuar. I akuzuar për vjedhjen e 7 milion dollarëve, ai shfaqet i relaksuar duke pushuar në jug të vendit bashkë me familjen e tij.

Ajo që të bie në sy nga disa foto të siguruara nga Boldnews janë rrobat e banjës së ish-Guvernatorit të cilat e tejkalojnë rrogën mesatare mujore të një qytetari të thjeshtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fullani shihet i veshur me një palë rroba banje të markës “Vilebrequin”. Ata që jetojnë mes luksit dhe parasë e njohin fare mirë këtë markë të shtrenjtë. Nga një hulumtim në faqen zyrtare të “Vilebrequin” shihet se rrobat e banjës të Fullanit, të stilit “Moon Fishes”, shkojnë nga 310 dollarë deri në 590 dollarë.

fullani-veshjeNë foto ish- Guvernatori shihet gjithashtu i qeshur dhe aspak “i stresuar” siç shprehet në padinë e drejtuar ndaj Bankës së Shqipërisë. Pak javë më parë, Fullani i akuzuar për vjedhje, arriti të fitonte një proces gjyqësor për dëmshpërblim, pasi sipas tij ishte larguar padrejtësisht nga puna.

Fullani  në padi, shprehej se kishte bërë gjumë të shqetësuar me ëndrra me ankth pas shkarkimit si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Madje në padi thuhej se ai kishte mungesë të theksuar oreksi, pavarësisht se fotot e siguruara nga Boldnews e tregojnë mbipeshë.

Për këto pretendime të Fullanit, Shkalla e Parë e Gjykatës Administrative pranoi pjesërisht padinë, duke dëmshpërblyer ish- Guvernatorin me 12 paga mujore, vetëm për ndërprerjen e marrëdhënies së punës nga Bankës së Shqipërisë.

Por Fullani nuk pranoi 12 paga dëmshpërblim, por rikthimin në detyrë dhe dëmshpërblim financiar e moral në shumën 50 milionë lekë (të reja) në total, e barazvlefshme me 48 paga. Aktualisht procesi është në Shkallën e Apelit të Gjykatës Administrative.

Në të njëtin linjë “stresi” duket edhe djali i Fullanit, Eriku. Ky i fundit teksa nuk ka lënë det pa bredhur me motorr uji, vendosi ta bëjë një gjë të tillë edhe mbi Lumin Mat, në Shkopet.

Fotot tregojnë se Eriku, njësoj si babai është veshur me linjën “Vilebrequin” të rrobave të banjës. Më herët, pak javë më parë, djali u pa në Montecarlo duke i dhënë një makine të modelit Ferrari.

Nuk dihet burimi i gjithë këtyre të ardhurave, pasi Ardian Fullani aktualisht është i papunë ndërsa familja jeton me rrogën e bashkëshortes së tij, me profesion gjyqtare.

ME TE LEXUARAT