Bota

Përcillen viktimat e grushtit të shtetit, Erdogan nuk i mban lotët


Më shumë se 200 persona humbën jetën, pas përpjekjes së dështuar për të rrëzuar qeverinë e presidentit Erdogan, në një lëvizje që mendohet se u organizua nga ushtria. Viktimave u është dhënë sot lamtumira e fundit, ndërsa vetë presidenti Erdogan ka marrë pjesë në ceremoninë mortore.

Presidenti turk ka shpërthyer në lot ndërsa mbante fjalim në funeralin e një miku të tij të vjetër në Stamboll të vrarë gjatë grushtit të shtetit dy ditë më parë. Erol Olcak dhe djali i tij 16-vjeçar u qëlluan për vdekje në urën e Bosforit në qytet gjatë tentativës për grusht shtetit të së premtes. Ata ndodheshin në urë për të protestuar kundër puçit të nisur nga një grup ushtarësh, raportojnë mediat lokale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close