“Çdo shtet që do të mbështesë Gylen do të jetë në luftë me Turqinë”

Bota

KRYEMINISTRI-TURK“Çdo shtet që do të mbështesë Gylen do të jetë në luftë me Turqinë” Kjo ishte deklarata që kryeministri truk Binali Yildirim dha në një konferencë për median rreth orës 11:30 minuta që u transmetua live në tv.

Cdo shtet që mbështet Gylen nuk do të jetë më mik i Turqisë dhe do të konsiderohet në luftë me Turqinë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aktualisht Gylen jeton në ekzil në SHBA.   Ai përshkruhet si njeriu i dytë më i fuqishëm në Turqi. Qeveria e akuzon Gylen si organizatorin e grushtit të shtetit ndërsa vetë  Gylen i ka hedhur poshtë këto deklarata.

“Grushti i Shtetit ishte një njollë e zezë në demokracinë turke” tha kryeministri turk.

Ai u shprehu mirënjohës të gjithë qytetarëve të cilët dolën në rrugë për të mbrojtur demokracinë.

‘Kemi gjithë situatën nën kontroll. Organizatorët e grushtit të shtetit janë para drejtësisë. Përgëzoj punën e forcave të sigurisë. Tentativa për grusht shteti nuk ishte nga e gjithë ushtria por nga një grup i vogël.  Vlerat e demokracisë kanë triumfuar. Ka të vrarë e të plagosur, mes tyre forca policore, ushtarakë e civilë

Kryeministri turk, Yildirim deklaroi se janë 161 të vdekur dhe rreth 1440 të plagosur gjatë përleshjeve të mbrëmjes duke u gdhirë e shtuna 16 korrik 2016. Më shumë se 2800 anëtarë të forcave të armatosura janë arrestuar.

ME TE LEXUARAT