gazetashqip

Dështon grushti i shtetit në Turqi, Rama: I lumtur për mikun Erdogan

rama-reformaTurqia ka kaluar një natë në kaos ku 90 persona kanë humbur jeten e rreth 1100 të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve.

Gjatë natës janë shënuar edhe disa shpërthime të cilat kanë marrë jetë njerëzish.

Mirëpo Presidenti Erdogan deklaroi sot dështimin e tentativës së grushtit të shtetit, ku shtoi se organizatorët e kësaj ngjarjeje do ta paguajnë shtrenjtë.

Operacione nga forcat qeveritare kanë filluar gjatë natës e deri në orët e para të mëngjesit ku raportohet se rreth 1500 ushtarë janë arrestuar.

Lajmin për dështimin e grushtit të shtetit e ka marrë edhe kryeministri i Shqipërisë i cili ka reaguar me një status në Facebook.

“I lumtur per popullin vella te Turqise dhe mikun e çmuar Presidentin Erdogan per daljen me sukses te plote nga nje nate tejet e veshtire!”- shkruan Rama në Facebook./LajmiFundit.al/

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close