Politika

Deklarata/ “Rama ka korruptuar ambasadorin amerikan për reformën”

lubonjaAnalisti i njohur Fatos Lubonja në një intervistë në edicionin qendror të Ora News (20:00), tha Shqipëria i ka dhënë shumë rëndësi ambasadorit amerikan Donad Lu, duke shtuar se nuk beson që në Shqipëri do të ketë sukses reforma në drejtësi.

Sipas Lubonjës, e gjitha kjo bëhet për sukses politik të Edi Ramës dhe se opozita ka rezervat e veta edhe për ambasadorin Lu, pavarësisht se nuk i shpreh. Lubonja shkon edhe më tej në akuza ndaj ambasadorit, duke theksuar se akuza nga më banalet që është korruptimi, e deri tek lobingjet e forta në Uashington.

Kjo eshte nje akuze e forte e Lubonjes ndaj ambasadorit Lu.

Intervista:

-Pas refuzimit sërish që PD i bëri propozimit të Nuland për reformën në drejtësi, mabsadori Lu foli me një gjuhë mjaft të ashpër. Ai tha se ishte i acaruar me politikanët.

Lubonja: Ne i kemi dhënë shumë rëndësi ambasadorit Lu dhe vetë ky fakt tregon se sa larg këtyre standardeve është Shqipëria. Nuk ka asnjë vend në botë që një ambasador, thashë në botë as në Evropë jo, që të ndërhyjë në mënyra të tilla dhe të acarohet.

Një ambasador është për të përfaqësuar interesat e shtetit të vet dhe jo për të ndërhyrë kaq ashpër dhe ana tjetër e medaljes është një klasë politike servile që ka 25 vjet që kërkon legjitimitet nëpërmjet të huajve. Që flet për Amerikën siç flitej për Bashkimin Sovjetik kohë më parë. Ky ishte qëndrimi im kur pashë reagimin e ambasadorit Lu kur ndërhyri menjëherë sikur të ishte çështje e shtetit të tij.

-Cili është interesi i SHBA-së me kalimin e reformës në drejtësi?

Lubonja: Kjo është një pyetje me vend. Hipotezat janë të shumta besoj. Por, një gjë është evidente që në një far kuptimi edhe opozita kur flet dhe nuk flet dhe tregon diplomaci, tregon se nuk ka edhe ajo një besim tek ndërkombëtarët. Prandaj çështja e vetingut diskutohet aq shumë. Problemi i ndërkombëtarëve është pak i ndërlikuar në Shqipëri. Sigurisht, ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm për të kontrolluar, për të vënë ca kufij, por shpesh herë janë protektorë pa përgjegjësi. Njëri version është gabimi, mos vlerësimi si duhet i një situate. Kemi parë vazhdimisht gabime.

Gabime ka bërë Ryerson (ish-ambasador i SHBA-ve në Shqipëri) kur mbështeste vazhdimisht Berishën në mënyrë të pakufizuar, ndërkohë që ne e dinim shumë mirë se po rritej një autokrat. Gabim ka bërë edhe Lihmpreti kur i jepte rezerva pafund Nanos. Gabim bëri Arvizuja kur donte të na sillte armët kimike për interesat e SHBA-së, apo kur mbështeti Berishën tek Gërdeci në formë të pasigurie. Njëra nga format është gabimi në vlerësim. Unë nuk mendoj se kjo reformë në drejtësi do të sjellë drejtësi. Kjo është thjesht një reformë për të arritur suksesin politik Edi Rama, kryesisht.

Një pyetje, Lu-ja nuk i përgjigjet vazhdimisht: Pse paskan frikë këta të tjerët dhe nuk ka frikë Edi Rama, sepse në qoftë se ka një njeri që duhet të ketë frikë nga një drejtësi e pavarur siç e duam ne shqiptarët, është Edi Rama që nuk ka ditë që nuk bën shkelje të të drejtave të njeriut, në mënyrën më skandaloze, më fal të ligjit mbi të gjitha, por edhe të të drejtave, sepse nuk e ka konceptin e shtetit të së drejtës.

Nuk po i përmend të gjitha me radhë. Madje, ka shkelur edhe ligjet amerikane me atë 80 mijë dollarëshin. Dhe prapë s’ka frikë, sepse ka një mbështetje nga ndërkombëtarët dhe problemi që ka një mbështetje e vë në pikëpyetje çështjen tek opozita. Përgjigjja ime është kjo, edhe opozita nuk e thotë, mbi Lu-në qarkullojnë zëra nëpër korridore, shumë hipoteza nga më banalet, korruptim personal e deri tek lobingjet e Ramës që vijnë nga Uashingtoni. Mendoj që ne përtej asaj, duhet të vlerësojmë atë çfarë ne shqiptarët mendojmë që është e drejtë.

Amerika ka bërë gabime pafund. Mua më kujtohet vetë se si gjatë luftës në Irak, kam qenë vetë në një tryezë se si ambasadori amerikan i ra me grusht tryezës kur unë thashë se kjo është e gabuar. Qeveria shqiptare me atë servilizmin e amerikanëve desh të shkonte përpara me ushtarë në Irak, sot janë amerikanët vetë që thonë se ishte gabim. Sot Tony Blair po hetohet dhe rrezikon burgun.

Edhe amerikanët mund të gabojnë. Pse? Sepse ky popull manipulohet më kollaj me Bashkimin e madh Sovjetik, me Shtetet e mëdha të Bashkuara të Amerikës. Drejtësinë nuk na e sjellin dot as amerikanët, siç nuk e sollën në Irak, por krijuan një kaos. Edhe në Shqipëri fare mirë ky konfliktualitet, që në një far mënyre po i jep një dorë edhe Lu-ja. Kjo është më shumë një luftë politike. Nuk ka të bëjë fare me drejtësinë, sepse drejtësinë nuk e dëshiron as Rama, as Berisha, as Meta. Kjo është luftë politike për të eliminuar kundërshtarët. Në këtë këndvështrim duhet të jemi më gjakftohtë.

-Ju thoni se zt. Rama ka mbështetje nga ambasadori Lu. Lu sot reagoi duke thënë se duhet të ketë një takim kokë më kokë midis Bashës dhe Ramës. Sot refuzoi edhe propozimin e Ramës ku me një fletë të bardhë i thotë opozitës që të shkruaj propozimet për reformën në drejtësi dhe nga ana tjetër të marrë pëlqimin e SHBA dhe BE-së. Në thelb, si ju duket kjo përqasje e ambasadorit? A është korrekte?

Lubonja: Kjo përqasje është e dyshimtë sipas mendimit tim, sepse ai vërtetë thotë që duhet të ketë takim, por nuk mund të vendosë ai, takohuni, mbylluni. Nuk e ka ai këtë pushtet. Ne shqiptarët duhet të dalim nga ky lloj infantilizmi, që na i trajtojnë politikanët tanë si fëmijë që i mbyll me çelës. Nesër do të kujtohen shqiptarët për këtë. Kujtojnë se do t’ua sjellin amerikanët drejtësinë. Ambasadori foli për respekt për popullin shqiptar, duhet të tregonte më respekt në ndërhyrjen e tij.

E dyta, që të mbyllen ata dhe të vendosin, ai harroi se ka edhe një aktor të tretë që është LSI-ja dhe prapë këtu humbet kredibiliteti. Në zërat e tjerë që qarkullojnë është se këta duan të bëjnë një marrëveshje që të heqin qafe LSI-në dhe të bëhet një marrëveshje midis dy palëve. Unë mendoj se në thelbin e vet, çështja e një drejtësie që do të vendosë për një sërë politikanësh, se duhet të ketë arrestime, duhet të jetë shumë shumë delikate dhe e balancuar, në kuptimin që arbitri të jetë i pranuar nga të gjithë.

Është si në një lojë, ku nuk mundesh të futesh në lojë dhe të mos kesh besim tek gjyqtari. Ai konsensusi është i rëndësishëm qoftë edhe në atë nivelin për të mos pasur akuza për një drejtësi selektive. Në qoftë se ajo zgjidhet në mënyrë të njëanshme dhe pastaj ajo vepron, do të ndodhi që i sulmuari që me shumë gjasa do të jetë opozita, të thotë që ky është i manipuluar. Prandaj konsensusi është shumë i rëndësishëm dhe konsensusi nënkupton edhe LSI-në, pasi siç është thënë edhe nëpër media një nga target është Ilir Meta për t’u sulmuar. Qoftë për t’u hequr qafe nga Edi Rama politikisht, qoftë për t’u akuzuar për korrupsion. Prandaj, ajo trupë gjykuese që do të dalë, e them unë nuk kam besim se do të dalë, por po flas në parim, duhet të jetë i pranuar nga të gjithë ata që mund të jenë objekt i drejtësisë nesër.

-Vetë Lu-ja tha ose të mbyllen dhe të gjejnë zgjidhje, ose të rrinë aty përjetë…

Lubonja: Është skandaloz. Fyes për shqiptarët. Ndërhyrje në punët e brendshme në kuptimin banal. Çfarë është Lu-ja? Një ambasador që sheh interesat e veta. Shkojnë këta politikanë dhe qurraviten tek Lu-ja. Kanë 25 vjet që këtë bëjnë, qajnë dhe akuzojnë njëri-tjetrin dhe kërkojnë mbështetje tek Lu-ja.

Duhet të mbledhim mendjen. Nuk bëhet shteti me miell hua… Duhet ta ndërtojmë ne shtetin dhe jo të mbetemi protektorat. Kemi 100 vjet që nuk u bëmë shtet akoma. Ishin italianët, pastaj jugosllavët, sovjetikët, pastaj kinezët. Kur ngelëm pa kinezët ramë fare, pastaj Evropën. Kjo është një klasë e dështuar politike. Fakti që nuk nxjerrin dot një drejtësi të pavarur tregon se nuk e duan shtetin e së drejtës. Ky është problemi.

-Sipas jush a ka gjasa që të ketë një takim gjatë kësaj jave kokë më kokë mes Bashës dhe Ramës?

Lubonja: Ka gjasa pasi tani skenarët që po dalin janë të tjerë. Gjithmonë kemi të bëjmë me luftë politike dhe jo me drejtësi dhe në këtë luftë kemi tre aktorë, ku LSI-ja mund të prishi balancën. Opsioni i mbështetjes së PD-së nga LSI-ja e çon koalicionin andej dhe Rama ndihet i rrezikuar. Dhe një nga versionet është që të bëhet një aleancë Rama-Basha, të arrihet kjo dhe të nxirret jashtë loje LSI-ja dhe në këtë mënyrë të gjithë kanë interesa. Të dy partitë duan ta heqin LSI-në qafe pasi ju merr ca vota, dhe klientelën, ju merr ca biznese. Ato janë të treja parti oligarkësh. E kanë hall ta heqin këtë. Basha mendon se nesër vij unë dhe s’kam LSI-në me vete, Rama thotë Bashën e mbaj gjithmonë unë në surdinë, në minorancë, se ky s’ka fuqi. Ndërkohë, ndihet edhe rreziku që këta të dy të bëhesh bashkë dhe të heqin Ramën dhe të krijojnë një kryeministër të ri. Drejtësia nuk ju intereson fare. Është njëlloj sikur hajdutët të kërkojnë drejtësi që nesër të futen në burg. Kjo është qesharake ta mendosh.

-Mendoni se ka krisje midis mazhorancës?

Lubonja: Krisja është sheshit dhe e kamufluar, edhe është sheshit edhe tentohet të mbahet e kamufluar. Qartazi sipas mendimit tim, qëllimi i Ramës qoftë edhe me reformën në drejtësi ka qenë se duke kapur drejtësinë, unë mendoj se me ndihmën e ndërkombëtarëve, Rama mund të kapë drejtësinë, dhe ju ka dhënë atyre garancinë se unë do të bëj drejtësinë në Shqipëri. Raporti LSI-PS, ka qenë një konflikt i vazhdueshëm, por edhe i interesave të përbashkëta. Rama ka qenë gjithmonë më agresiv për ta eliminuar LSI-në si rivale, pasi ka një prirje autoritare të sëmurë ai që kërkon të jetë vetë, të vendosi vet dhe të kontrollojë deri edhe artistët jo më gazetarët. LSI-ja është një pengesë për Ramën.

-Si e shihni qëndrimin e Metës?

Lubonja: Meta bën diplomaci duhet të thotë që unë jam për reformën siç thonë të gjithë por me konsensus sipas Venecias. Tre janë mundësitë, njëra mundësi është një drejtësi nën këmbët e treve, mundësia e dytë, një drejtësi nën këmbët e Ramës dhe e treta është një drejtësi mbi tre palët. Kjo nuk ekziston.

Le të vijë Lu-ja të na sjelli FBI-në dhe ata gjykatësit e Amerikës dhe ta bëjmë Shqipërinë koloni të SHBA-së dhe mundet. Këtu nuk gjen dot 5 gazetarë të pavarur dhe jo 5 gjyqtarë. Problemi i madh është a kanë kurajo që qytetarët të dalin kundër tyre. Duhet të ecim si flotë dhe të gjitha bashkë për ta ndryshuar Shqipërinë si media të pavarura. Meta ndjen vazhdimisht rrezikun Rama. Edhe sikur të miratohet reforma në drejtësi, lufta do të vazhdojë. Rama do të tentojë ta eliminojë. Kjo luftë do të mbetet e hapur.

-Do të kalojë kjo reformë?

Lubonja: Qoftë sikur të kalojë qoftë sikur të mos kalojë? Unë nuk mendoj që Lu-ja është kaq naiv sa të mendojë që drejtësia, sepse të bëhet duhet të futen të gjithë politikanët në burg. Qëllimi është i qartë, ata kanë menduar që t’i japin një mbështetje Ramës dhe ky do të fusë ca në burg nga këta të korruptuarit e vjetër, por Rama vetë nuk do të ngitet. Që këtu fillon problemi.

-Nëse kjo reformë nuk kalon, zgjedhje të parakohshme apo çudia e radhës që zgjat tre ditë?

Lubonja: Më shumë është çudia e radhës që zgjat tre ditë, sepse Rama nuk do të ikë nga pushteti. Zgjedhjet e parakohshme varet se çfarë kupton. Në qoftë se zgjedhjet përgatitet nga PD dhe LSI-ja përgatitet bashkë kundër Ramës, unë mendoj se Rama nuk e do këtë. Rama do ta përdorë politikisht, duke thënë se ju jeni pjesa e keqe, sidomos me ndërkombëtarët./Ora News/

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Nje koment

  1. Ore Laraske(Fatos eshte shume per ty) thirri mendjes. Dil sa me pak ne ekrane, dhe kur te flasesh, flit per Shqiperine dhe jo kundra saj. Te gjithe i jemi borxhli Shqiperise dhe jo Salise-shqiptarit me antishqiptar i te gjitha kohrave. Leri anal-iz-at si psiko-anal-ist. Ti qe je rritur dhe ke jetuar me te gjitha te mirat ne kohen e diktatures, ne nje nga familjet e anetareve te KQ te PPSH, u denove dhe bere burgun jo pse ishe kundra politikes se PPSH, por sepse Enver Hoxhes, per interesat e tija, ne nje moment te caktuar i duhej koka e babait tend, Todi Lubonja (i cili nuk ka deklaruar kurre se ishte kundra vijes se PPSH). Ne kohen e diktatuires ti ( dhe jo vetem ti) ishe vetem nje i ri (djale blloku-si thote sala) qe e mbaje veten si modernist per shkak te modes qe ndiqje apo muzikes qe degjoje dhe te tjera si keto, te cilat ishin vetem ”gudulisje” per PPSH dhe sigurimin e shtetit. Ishe aq i papjekur dhe i papergjegjshem sa tentove te vjedhesh pyetjet e provimit te matures 1968-1969 ne zyren e drejtorit, ne shkollen Sami Frasheri. Te kapen me presh dhe te denuan. Nuk e kam kuptuar akoma pse e bere kete veprim, nuk ishe i afte te merrje maturen apo ishte thjesht nje hobi si “modernist” i kohes. Kurre nuk e permendte kete veper kriminale, per vazhdove shkollen e larte si biri i Todi Lubonjes. Tjeter njeri do te ishte kalbur burgjeve.

    Babain tend (komunist i devotshem) Todi Lubonja e denuan mbas denimit nga PPSH te Festivalit te 11 te kenges ne vitin 1972. Kur u formove ti si element anti parti? Eshte e pranushme qe kur futesh ne burg nga PPSH dhe sigurimi i shtetit(jo per “meriten” tende por per “mekatet” e babait tend Todi Lubonjes) te kthehesh kundra PPSH, Enver Hoxhes dhe djallit vete.
    Respektoj vuajtjet e burgimit te padrejte tuajin dhe te babait tuaj, por kjo nuk ju barazon me ata qe ishin kundra komunizmit(intelektuale, klerike , etj.) dhe vepruan drejt per drejt kunder PPSH e Enver Hoxhes. Koha e pruri qe te dy palet te ishit ne te njejten qeli, por kjo kurre nuk ju jep te drejten ty(dhe shume te tjere si ty) te barazoheni me ta.

    Pikerisht kete dyzim shfrytezoi Sali Berisha per te krijuar amulli tek shqiptaret dhe per te nxjerre perfitimet per vete dhe PD(qe su be kurre parti). Nuk dua ketu te te kujtoj “karjeren” tende shume frytdhenese ne demokraci, mbasi ate je i lire ta zgjedhesh vete, deri sa perfundove ne nje zgjedhje miljonere, komode per ty si anal-ist, bile psiko-analist, ne televizionin e Beketit.
    Dua vetem te te them se Kryeministri(ai qe eshte sot) po perpiqet te beje dicka per Shqiperine, po perpiqet qe shteti ligjor te filloje te funksjonoje. Mundet nuk i ben te gjitha mire, mund te beje edhe gabime, por ju a i beni pyetje vetes cfare keni bere ne keto 25 vjet per Shqiperine? Vetem lloqe-lloqe keni bere gjithe kohes, “kolloqithje me rigon”. Me e keqja eshte se akoma beni sikur nuk e kuptoni se gjithe kohes keni cuar dhe coni uje ne mullirin e armikut me te madh te shqiptareve dhe Shqiperise-qenit qe te ha tines-Sali Berishes.
    Uroj te kthjellohesh dhe te punosh “pro” per Shqiperine dhe jo “kunder” saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close