Sport

Payet tregon se ku do të luajë sezonin e ardhshëm

payetDimitry Payet ka folur rreth së ardhmes së tij.Mesfushori i West Ham United, ka vendosur që të qëndrojë edhe më tutje te skuadra londineze, përkundër ofertave të shumta që ka marrë në këtë afat kalimtar.

29-vjeçari francez ka shprehur dashurinë që ka për West Hamin dhe ka siguruar tifozët se është 100 për qind i vendosur që të mos largohet, transmeton KosovaPress.

“Kam marrë shumë oferta dhe jam i lumtur për këtë”.

“Por unë e dua West Hamin. Kemi pasur një sezon fantastik dhe mezi pres të luaj në Stadiumin Olimpik”.

“Do të qëndrojë 100 për qind këtu dhe këtë dua t’ua them edhe tifozëve tanë të flaktë”, ka deklaruar Payet për ‘The Sun’.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close