Politika

Nishani i nxjerr të gjitha: Ja pse i mbaj inat Ditmir Bushatit!

nishani2016Në përgjigje të letrës publike të ministrit të jashtëm që i kërkonte Presidentit të clirohej nga roli i qarramanit, ky i fundit përmes një deklarate për shtyp ka shpjeguar se pse i ka ngelur hatri me Bushatin, dhe pse anuloi takimin me ambasadorët. sipas tij janë dy arsye: Së pari, Bushati nuk e kishte ftuar Nishanin të mbante fjalën hapëse në Konferencën e Ambasadorëve, dhe së dyti, Bushati nuk ishte i ftuar në presidencë, por vetëm ambasadorët.

Reagim i Institucionit të Presidentit të Republikës për pritjen me Ambasadorët Shqiptarë në botë

Institucioni i Presidentit të Republikës e konsideron një rast skandaloz dhe pa precedent aktin e shëmtuar të dhunimit; të rregullave dhe ligjeve të shtetit, të detyrës dhe funksioneve të garantimit të sigurise të Gardës së Republikës, të ushtrimit të funksioneve dhe detyrës kushtetuese të Presidentit të Republikës nga ana e një funksionari të lartë të shtetit siç është Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Në datën 14 korrik 2016, në orën 19.30, Presidenti i Republikës kishte ftuar në një takim Ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërise në botë, të cilët ishin thirrur në Atdhe për të marrë pjesë në Konferencën Vjetore.

Ministria e Jashtme në mënyrë të përsëritur, në fyerje të Kushtetutës së Republikës, thyerje të praktikes protokollare shtetërore, dhunim të prerogativave kushtetuese të Kryetarit të Shtetit e përjashtoi dhe ndaloi pjesëmarrjen e Tij në hapjen dhe zhvillimin e Konferencës Vjetore.

Në çdo rast Konferenca e Ambasadorëve hapet dhe përshëndetet nga Kryetari i Shtetit, që është Presidenti i Republikës dhe askush tjetër.

Ky akt i papërgjegjshëm, foshnjarak, bizantin dhe i dënueshëm rëndon shumë imazhin e vendit tonë, për fat të keq. Në mënyrë të përsëritur Ministri Ditmir Bushati refuzon të njohë Institucionin e Presidentit të Republikës.

Në pritjen që Kryetari i Shtetit kishte organizuar në ambjentet e Presidencës nuk ishte i ftuar Ministri Ditmir Bushati dhe pjesëtarë të MPJ-së.

Lista e të ftuarve i ishte dhënë autoriteteve të Gardës së Republikës në respekt të procedurave protokollare dhe sigurisë.
Me një akt prej dhunuesi, Ministri Ditmir Bushati dhe persona të tjerë, të paftuar, depërtojnë me forcë në ambjentin ku do të organizonte pritjen Presidenti i Republikës.

Një veprim i paekulibruar dhe i paprecedent në historinë e Shtetit Shqiptar.

Administrata e Institucionit të Presidentit të Republikes duke shprehur shqetësimin e thellë për mosëpërmbushjen e detyrës nga punonjësit e Gardës së Republikës i është adresuar drejtuesve të këtij institucioni, i ngarkuar me ligj për të garantuar sigurinë e funksionimit të Kryetarit të Shtetit, për të hetuar dhe marrë të gjitha masat e nevojshme në zbatim te ligjit dhe Kushtetutës së vendit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Nje koment

  1. Urime!
    Menjehere mbas prezantimit ne mediat TV dhe ne shtypin shqiptar
    te klubit te ri analo-komik “Klubi -Ec perpara te çafsha ballin”,
    nje anetar i denje per kete klub, merr miratimin per tu pranuar si Anetar i asociuar
    i Klubit “Klubi -Ec perpara te çafsha ballin”:
    Kryetar i Klubit “Klubi i ‘anal’-isteve homoseksual social-politik”,
    Arkitektit popullor, i shpifuri – Fatos Lubonja

    Urimet i drejtohen gjithashtu:
    -Kryetarit te klubit “Klubi -Ec perpara te çafsha ballin”-“Bujari ju degjon”-Bujar Nishani
    – Zv/Kryetarit- “Toqja qe qesh”-Arjan Çani ,
    Sekretares-“Kape per leckash, qite jasht”- Jozefina Topalli(Çalamani), si dhe
    Anetareve te asociuar te klubit “Klubi -Ec perpara te çafsha ballin”:
    -“ Fytyra e vrenjtur, me sy te vegjel”, pushti t politik- Oerd BylykKiçiBashi,
    -“ Fytyra e qeshur”, pijedashesit – Arben Ristani,
    -“Dy -pllom-ati i tredhur”, miku i Sypeshkaqenit-Aldo Bumçi, dhe
    – “Tutto muscoli, niente cervello”-loloja i oborrit-Flamur Noka.

    Nje urim te veçantë edhe për ideatorin e klubit “Klubi -Ec perpara te çafsha ballin”,
    Dhe Klubit “Klubi i ‘anal’-isteve homoseksual social-politik”-Mareshallit SuperSali –
    “Qëni që të ha tinës”, “Antishqiptarit më të madh të të gjitha koherave”.
    “Qëni i lig ngordh pa shoke”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close