Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në qendër të Vlorës (VIDEO)


Një automjet është përfshirë nga flakët në Vlorë përballë ambulancës së qytetit.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se automjeti tip “Ford” me targë AA271EL, me pronarë shtetasin A.R., 29 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët” ka qenë i parkuar përballë ambulancës dhe është përfshirë nga flakët.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur fikjen e flakëve të zjarrit ku për pasojë kemi vetëm dëmtime të pjesshme të mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme./LajmiFundit.al/

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close