Aktualitet

Befason historiania greke: Greqia ishte shqiptare!

mariaeftimouMaria Efthimiou, një profesore e historisë në universitetin e Athinës, e vlerësuar me çmim nderi nga presidenca greke(http://www.thetoc.gr/eng/culture-arts/article/maria-efthimiou-awarded-fo…), por e angazhuar gjithashtu në mësimdhënie në mjedise të shumta, jep këtu një leksion për arvanitasit në Greqi.

Pa bërë dallimet e zakonshme terminologjike, shqiptar, shqip, arvanitas, Efthimiou flet për rolin e tyre, gjuhën dhe faktin se shqipja asokohe në Greqi ishte gjuhë vendi në disa rajone, raporton shqiptari.eu.

Një moment interesant është hapja e shkollave greqisht për fëmijët arvanitas në ishullin e Specës, ku një prej mësuesve shkruan se “ndërkohë që po u mësoja greqisht, fëmijët po më mësonin shqip”.

“Mësova shqipen në mënyrë që t’u mësoja greqishten”, vijon më poshtë ky moment. Leksioni i përcjellë ka edhe vlerën e vet komunikuese, pasi nuk shihet aty kompleksi i shumëpërfolur i shmangies, anashkalimit apo edhe gënjeshtrës që na kanë mësuar t’i mendojmë si kritere me të cilat operon historiografia fqinje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Nje koment

  1. A bravo ,,ky psh eshte nje artikull me shume vlera ,,,duhet pare deri ne fund ,,,une qe e kuptoj greqishten ne menyre perfekte,,,jam shume i befasuar nga shpjegimi i sinqerte i ksaj zonje,,,degjojeni me vemendje cfar thote per camet ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close