Bota

Grushti i shtetit në Turqi, ja ku ndodhet Erdogan, jep deklaratë

erdoganiiPresidenti Erdogan është larguar nga Turqia në bordin e një avioni privat që ka zbritur në Bodrum, për tu drejtuar në Gjermani, vendi ku mendohet se ka kërkuar azil, dhe përmes smartphone, i ka bërë thirrje turqve të dalin në shesh, duke kërcënuar se ata që bënë grushtin e shtetit do të ndëshkohen.

Rexhep Taip Erdogan, në një lidhje direkte me CNN turk, ka thënës e ai vazhdon të jetë në krye të vendit, ndërsa ka ftuar njerëzit që të dalin në rrugë.

“Presidenti dhe qeveria e Turqisë të cilët janë zgjedhur në mënyrë demokratike vazhdojnë të jenë në krye të vendit. Ne nuk do të tolerojmë përpjekje që duan të minojnë demokracinë tonë”, u shpreh ai.

Ai ka thënë se përgjegjësit e këtij grusht shteti janë një fraksion brenda ushtrisë të cilët nuk janë të autorizuar nga zinxhiri komandues.

“Është një grup në ushtri i cili nuk është i autorizuar nga zinxhiri komandues. Ne i kërkojmë botës që të solidarizohet me Turqinë”, deklaroi Erdogan.

Po ashtu, Presidenti ka deklaruar se është në gjendje të mirë, bashkë edhe me anëtarët e tjerë të partisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close