Zyrtare, Qeveria fal gjobat e bizneseve, Ahmetaj: Të mos përsëritet më

Aktualitet

ahmetaj2016Pas diskutimeve të shumta në Drejtorinë e Tatimeve qeveria ka vendosur që të falë penalitetit për mijëra biznese që nuk arritën të deklaronin punonjësit në kohë.

Ministri Arben Ahmetaj tha se do t’i propozohet parlamentit falja e gjobave, por ky rast theksoi ai nuk duhet të përsëritet më.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ahmetaj nuk pranoi kritikat e biznesit se fajin e ka sistemi apo ligji, i cili i le shumë pak orë afat për të deklaruar.

Qeveria thotë se nuk do të heqë dorë nga kontrolli i biznesit përmes monitorimit online, i cili nuk është abuziv dhe shmang korrupsionin.

ME TE LEXUARAT