Shpërthime e të shtëna në aeroportin e Stambollit, 28 viktima

Bota

Autoritetet turke flasin për tre kamikazë që hodhën veten në erë në hyrje të terminalit kryesor të fluturimeve ndërkombëtare në aeroportin Ataturk të Stambollit, duke shkaktuar deri tani 28 të vrarë, dhe dhjetra të plagosur (flitet për 20- 60 të plagosur), bëjnë të ditur zyrtarë por dhe dëshmitarë. Sulmi terrorist ndodhi mbrëmjen e së martës, 28 qershor 2016.

ataturku Me heret ishte njiftuat se te paktën 10 persona janë vrarë në dy shpërthimet në kanë ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit.

Lajmin e njoftoi Ministri i Drejtësisë së Turqisë Bekir Bozdağ.

Edhe sipas mediave turke të shtënat kanë ardhur nga një parking në drejtim të aeroportit dhe informacionet e para flasin për 10 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

----------

Mediat turke kane publikuar edhe video nga aerioporti Ataturk ne Stamboll ku pati dy shperthime, te shtena me arme dhe dhjetera te plagosur.

stambollSë paku një shpërthim dhe të shtëna armësh janë dëgjuar në aeroportin Ataturk të Stambollit, njoftojnë mediat turke.

Sipas një burimi turk të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, ka pasur dy shpërthimet por nuk janë raportuar "lëndime të shumta".

Të shtëna armësh u drejtuar nga një parking të aeroportit, sipas një burimi të cituar nga agjencia.

Televizioni turk raportoi per disa persona te plagosur. Ne vendngjarje jane pare ambulanca dhe taksi qe dergojne personat e lenduar ne spital per ndihme mjekesore.

Mediat flasin se bëhet fjalë për një sulm të mundshë kamikaz, ndërsa raportohen edhe dhjetëra persona të plagosur.

ataturk

ME TE LEXUARAT