Lajmi i fundit

Rrëmbimi i anijes në Durrës, fotot e marinarëve shqiptarë, egjiptiani u hodhi ilac gjumi

marinariiPersoni që shihni në foto është marinari shqiptar Luan Mema. Sipas policisë se Durresit Mema së bashku me një marinar tjetër shqiptar janë marrë peng nga marinari egjiptian Adel Mohamed Salam.

Ky i fundit kërkon nga pronari i anijes “Çelepia” 70 mijë euro ose në të kundërt paralajmeron se do të fundose anijen bashkë me dy marinarët shqiptarë.

Ekuipazhi i anijes “Çelepia sipas policise dyshohet së ndodhet në afërsi të Aleksandrisë në Egjipt.

Egjiptiani ka telefonuar dje dhe ka thënë se nëse pronari i anijes nuk i jep70 mijë euro ai do ta fundosë mjetin lundrues me gjithë dy marinarët shqiptarë në bord.

Ngjarja e  padëgjuar ndodhi dje ne qytetin e Durrësit teksa një marinar egjiptian, i punësuar në flotën e peshkimit, rrëmbeu peshkarexhën “Çelepia 2”, duke marrë peng dy kolegët e tij prej pesë ditësh.

anija-celepiaAi ka informuar ditën e djeshme nëpërmjet telefonit bashkëkombësin e tij marinar, që punon po në Durrës, se motopeshkatorja ndodhet në afërsi të Aleksandrisë në Egjipt.

Sipas Policisë, marinari egjiptian Adel Mohamed Salam, 30 vjeç, kërkon 70 mijë euro, duke kërcënuar se do të fundosë anijen së bashku me 2 marinarët shqiptarë.

Peshkarexha “Çelepia 2”, në bordin e së cilës ndodhen motorist Luan Mema, kapiten Dhimitër Malja dhe marinari egjiptian Muhamet Salam, ka humbur kontaktet me kapitanerinë vetëm pak orë pasi kishin lënë kalatën e Portit të Durrësit për të dalë për peshkim.

Prej pesë ditësh, anija dhe dy marinarët shqiptarë mbahen peng nga kolegu egjiptian, i cili i mban të lidhur me zinxhirë në kuvertën e peshkarexhës.

Sipas Policisë së Durrësit, më datë 18 qershor 2016, kapiteni i motopeshkatores Dhimitër Malja, 54 vjeç, ka paraqitur kërkesën për nisje të mjetit lundrues për peshkim së bashku me dy marinarët, shtetasin Luan Mema 36 vjeç, nga Durrësi, dhe shtetasin egjiptian Adel Mohamed Salam, 30 vjeç.

Ai kërkon 70 mijë euro, duke kërcënuar se do të fundosë anijen së bashku me dy marinarët shqiptarë”, bëri të ditur Policia. Pengmarrësi, sipas informacionit të Policisë, pretendon se pronari i tij ka disa muaj që nuk e ka paguar për punën e kryer dhe në shenjë revolte ka rrëmbyer anijen dhe ekuipazhin e saj, për t’u nisur drejt Egjiptit, në portin e Aleksandrisë.

Marinari egjiptian, Adel Mohamed Salam, dyshohet t’u ketë hedhur në ushqim dy kolegëve të tij ilaç gjumi, me qëllim që të kryente planin e tij të rrëmbimit të anijes.

Kur janë zgjuar, Luan Mema dhe kapiteni i anijes Dhimitër Malja e gjejnë veten të lidhur me zinxhirë, ndërkohë 30-vjeçari ka marrë drejtimin e peshkarexhës dhe ka lundruar drejt ujërave neutrale, për të mbërritur më pas në Portin e Aleksandrisë në Egjipt.

Nga aty, Salam kërkon 70 mijë euro për kthimin e anijes dhe të pengjeve, në të kundërt kërcënon se do të mbysë mjetin lundrues së bashku me ekuipazhin.

Kur kanë kaluar pesë ditë nga dalja në det e peshkarexhës, familjarët e dy marinarëve shqiptarë janë në ankth për të afërmit e tyre.lajmifundit/panorama

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close