Deklarata e Edi Ramës në Prishtinë, reagojnë serbët: Provokim!

Aktualitet

rama-mustafa2016“Serbia i dënon në mënyrën më të rreptë pretendimet territoriale, të cilat kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i paraqiti në takimin e sotëm në Prishtinë”, ka deklaruar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

“Do të ishte pakrahasueshëm më e dobishme sikur Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të kishin dërguar mesazh pajtimi dhe po të kishin treguar dëshirën për bashkëpunim”, ka thënë ai, njofton “FoNet”.

Sot në Prishtinë është mbajtur mbledhja ndërqeveritare Kosovë – Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri Rama ndër të tjera në këtë mbledhje ka thënë se “shqiptarët bashkimin kombëtar do ta bëjnë në Bashkimin Evropian”.

Por, mediat serbe e citojnë kryeministrin e Shqipërisë të ketë thënë: “Një territor, një popull, një gjuhë, një ëndërr”.

ME TE LEXUARAT