Vrasja në Dajt, kush ishte biznesmeni Vasil Biba, i akuzuar për mbi 20 raste mashtrimi

Aktualitet

vasil-bibaVrasja e biznesmenit Vasil Biba ne zonen e Dajtit sipas policise eshte kryer nga shtetasi Bledar Mneri per shkak te borxheve financiare dhe mashtrimit ne shuma te medha.

Pas ekzekutimit te biznesmenit te ndertimit ne Dajt, pista kryesore e hetimit mbeti ajo e hakmarrjes, pasi Biba dhe bashkëshortja e tij kanë mundur t’u marrin personave të ndryshëm shuma të mëdha parash duke i mashtruar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime pranë policisë së kryeqytetit thanë se i riu u kishte marrë para disa personave të ndryshëm për kontratën e blerjes së një apartamenti, i cili rezultonte se ishte shitur edhe disa herë të tjera.

mneri-bledar

Vasil Biba u prezantohej personave si sipërmarrës për punime të ndryshme në apartamente. Gjithashtu, mësohet se viktima ishte prezantuar te disa persona si sipërmarrës që merrej me restaurimin e restoranteve dhe hoteleve, dhe pasi u merrte shumën e lekëve largohej pa lënë asnjë gjurmë.

Burimet e sipërpërmendura sqaruan, se ka rezultuar se rreth 20 persona janë mashtruar nga çifti i bashkëshortëve Biba.

Po sipas tyre, kompania që zotëronte Biba i ka borxh një shumë prej 639 milionë lekësh Drejtorisë së Tatim-Taksave në Tiranë.

I riu nga Pogradeci dhe banues në Tiranë, u denoncua i humbur nga bashkëshortja e tij në dhjetor të 2015-ës. Trupi i tij u gjet i groposur në Dajt nga qeni i një bariu të zonës.

Identifikimi i tij u bë nga shenjat e gishtave të viktimës, ndërsa sipas mjekoligjorëve, ai ishte qëlluar me dy plumba, një në kokë e një në zemër.

ME TE LEXUARAT