Dalin emrat e dy bashkëpunëtorëve të "baronit të drogës"

Aktualitet

balili2016Policia greke zbardh detaje të reja mbi Shefin e Transporteve në Sarandë, Kelment Balili i akuzuar nga Partia Demokratike si koka e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Mediat greke shkruajnë se Balili është shpallur në kërkim më 9 maj, i dyshuar si kreu i një grupi të trafikimit të marijuanës nga Shqipëria në vende të tjera të Europës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat greke kanë zbardhur edhe emrat e dy bashkëpunëtorëve të Balilit, Petro Dalanaj e Kleanth Palaj për të cilët thuhet se transportuan drogën 678.5 kg drogë, që u sekuestruan nga policia greke në një ishull në Greqinë e Veriut.

Sipas policisë greke, Dalanaj dhe Palaj ishin udhëruar nga Balili për të transportuar drogën nga Saranda në Zakytho.

Trafikantët, shkruajnë mediat greke përdornin skafe për të transportuar marijuanën nga Shqipëria për në Greqi dhe më pas, përdornin kompani transporti rrugor false për të transportuar drogën në vende të tjera Europiane.

ME TE LEXUARAT