Rita Ora "cudit" fansat e Instagramit, largohet papritur...

Showbiz

rita-ora-xRita Ora ka marrë një vendim të papritur nga fansat e saj. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Rita konfirmon se nuk do të jetë pjesë e jurisë së ‘XFactor ‘ në këtë vit. 

“Do të më mungojë shumë skuadra”,- ka shkruar ajo.  Rita nuk ka harruar të përshëndesë edhe mikun e saj Simon Cowell, duke i dedikuar një status falenderues: “Mezi pres të punoj sërish me ju. Ndoshta do të jem vërdallë për ndonjë darkë së shpejti. Faleminderit për eksperiencën dhe dashurinë!”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ITV, në një deklaratë për largimin e këngëtares, tha se ajo i dha një energji të veçantë eventit vitin që kaloi dhe ka  bërë një punë brilante si mentore e grupit të vajzave, duke e çuar edhe Louiswn drejt fitores. “I urojmë gjithë të mirat në planet e saj në muzikë dhe kinematografi”,- është shprehur stafi.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova pritet të luajë në rolin e, në vëllimin e dytë të “50 shades of Grey”.

ME TE LEXUARAT