Video/ Grushta dhe rrahje masive në Parlamentin turk

Bota

plas-grushtiTensionet që u ngritën në mes të deputetëve të Partisë për Drejtësinë dhe Zhvillim (AKP) dhe Partisë Demokratike pro-kurde, u përshkallëzuar në rrahje gjatë seancës plenare të Kuvendit të Turqisë.

Ngjarja ndodhi gjatë debatit për formimin e komisionit i cili duhet të hetojë shkeljet e mundshme të organeve të rendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jashtë terroristët”, thërriste një deputet i AKP-së në drejtim të kolegut të tij nga partia pro-kurde.

Fjalët e tij u provokuan nga deklarata e deputetit të partisë pro-kurde i cili para deputetëve tha se “shpreh ngushëllime ndaj civilëve dhe fëmijëve të vrarë nga organet e rendit”.

Gjatë grindjes, deputetët e dy partive herë pas here shkëmbyn edhe grushta.

ME TE LEXUARAT