Brenda muajit, rekomandimi për heqjen e vizave me Kosovën

Kosovë&Rajon

zv.ministriZëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi ka thënë se shumë shpejt BE do të dal me vendimin për Kosovën.

Bashkimi Evropian në fillim të muajit mars propozoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Gjeorgjisë, ndërsa sot propozoi që një gjë e tillë të bëhet edhe për ata të Ukrainës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mirëpo, përfaqësues evropian nuk kanë dhënë ndonjë sinjal nëse së shpejti do të dalin me një propozim të tillë edhe për Kosovën, transmeton Indeksonline.

Lidhur me këtë, zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi ka thënë për Indeksonline se shumë shpejt BE do të dal me vendimin për Kosovën.

“Besoj që brenda një muaji edhe ne do të realizojmë këtë dëshirë”, ka thënë Ilazi.

ME TE LEXUARAT