Policia: Ja pse i dogji 23-vjecarja makinat në Tiranë

Aktualitet

dogji-kater-makina-tiraneKatër makina janë përfshirë nga flakët gjatë natës në kryeqytet. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se autorja është një 23-vjeçare nga Tirana, e cila i ka vënë flakën qëllimisht automjeteve në pronësi të shtetasit me iniciale V. P.

Sipas policisë, nga pamjet filmike në momentin kur është vënë zjarri është bërë e mundur identifikimi i autores së dyshuar. Ajo është Desara Mançellari, 23 – vjeç nga Tirana, e cila është ndaluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Motivi i zjarrvënies, sipas policisë ka qenë një konflikt për motive të dobëta mes Mançellarit dhe djalit të të dëmtuarit. Por sipas disa burimeve ajo ka qenë e fejuar me djalin e pronarit të makinave të djegura dhe më pas janë ndarë.

Sipas burimeve babi i djalit e ka dhunuar Desara Mançellarin pasi sipas tij i ka cenuar nderin e familjes. Një gjë e tillë mesa duket e ka çuar vajzën drejt hakmarrjes, pasi i ka lagur me benzinë ju ka vënë flakën 4 makinave të babait të ish të fejuarit të saj.

ME TE LEXUARAT