Sulmi Terrorist ne Bruksel

Serbët: Autorët e sulmeve të Brukselit përdorën karta celulari shqiptare?!!!

polici-brukselNjë raport konfidencial i policisë francezes dhe shërbimeve sekrete, i publikuar nga Newsweek në gjuhën serbe, thuhet se kamikazi Abdeslam Ibrahim dhe terroristë të tjerë përdornin sim-karta telefonike të Shqipërisë e Kroacisë.

Në dokumentet e shërbimit të inteligjencës franceze thuhet se terroristët kanë pasur dy telefona “Samsung”, dhe në njërin prej tyre kishte kartë telefoni të Shqipërisë e në tjetrën të Kroacisë, transmeton Klankosova.

Nuk dihet ende ku dhe si janë blerë kartat telefonike. Po ashtu raporti tregon dhe për korrespondencat e policisë franceze me “Samsung” dhe “Google”.

Nga dokumentet, po ashtu është mësuar se Hasna Ait Bulacen, një i afërm i njërit prej terroristëve të cilët vdiqën gjatë sulmit në Saint-Denis afër Parisit, ka folur disa herë me një numër telefoni celular në Kroaci.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close