Sulmi Terrorist ne Bruksel

Arrestohet prodhuesi i dokumenteve false për autorët e sulmeve terroriste

arrestohet-falsifikuesiËshtë arrestuar në Itali nënshtetasi algjerian Eddine Ouali, 40 vjeç, anëtar i një organizatë që ka pajisur me dokumente false disa nga terroristët e atentateve në Paris e Bruksel.

Arrestimi i tij u krye në qytezën Bellizi në provincën e Salernos pas një operacioni të forcave speciale të policisë italiane si dhe të trupave të repartit të antiterrorizmit.

Identiteti i algjerianit Eddine Ouali, u zbulua nga autoritetet belge në tetor të vitit 2015, një javë para atentateve në Paris, gjatë kontrollit në një banesë në Bruksel ku u gjetën mijëra materiale, fotografi e shenja digjitale gishtërinjsh për përgatitjen e dokumenteve me identitete false.

Mes materialeve të sekuestruar në këtë banesë u zbulua se kjo organizatë falsifikatorësh kishte pajisur me dokumente 3 terroristë të grupit që projektoi e realizoi atentatet në Paris e Bruksel.

Emrat e tyre janë:

-Abdeslam Salah, nën emrin fals Yassine Baghli, lindur më 29 shtator 1989 i arrestuar pak ditë më parë në Bruksel.

-Mohamed Belkaid, nën emrin fals Samir Bouzid, lindur më 8 korrik 1977, i vrarë nga policia belge më 15 mars në banesën ku fshihej Salah.

-Najim Laachroui, nën emrin fals Soufiane Kayal, lindur më 28 gusht 1988, kamikazi i hedhur në erë në aeroportin Zaventen të Brukselit.

Sipas Interpolit algeriani Eddine Ouali, i arrestuar në Itali është pjesë e një organizate falsifikuesish që kanë pajisur me dokumente falso edhe terroristët islamik që përpiqen të hyjnë në Evropë pa u identifikuar nga policia kufitare.

Hetimet kanë verifikuar se 40 vjeçari algjerian Eddine Ouali, ka prezantuar pak kohë më parë në Policinë e Salernos kërkesën për t’u pajisur me leje të rregullt qëndrimi në Itali.

Pas arrestimit nuk i është përgjigjur asnjë pyetje të hetuesve italianë e shumë shpejt pritet të ekstradohet drejt Belgjikës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close