Tiranë, përplasen dy automjete pranë policisë, njëra "fluturon" në Lanë

Aktualitet

makina-laneNjë aksident automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tirane.

Ngjarja ndodhi ne Bulevardin “Gjergj Fishta”, ku si pasojë e një përplasje mes dy automjeteve, njëri prej tyre ka përfunduar në lumin e Lanës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ka ndodhur pranë Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit, ndersa mësohet se nuk ka pasur persona të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur pas një përplasje mes një automjeti tip “Opel” dhe një taksie tip “Benz”. Përplasja qe i e fortë, ndërsa drejtuesi i “Opelit” ka humbur kontrollin dhe mjeti ka përfunduar në lumin Lanë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për nxjerrjen e automjetit nga lumi Lana, ndërkohë që ka nisur hetimet për aksidentin.

aksident-tirane-lane

ME TE LEXUARAT