Sulmi Terrorist ne Bruksel

ISIS kërcënon sërish: Belgjika ishte vetëm fillimi

isisISIS-i ka rikonfirmuar përgjegjësinë e sulmeve në Bruksel me anë të një tjetër videoje të shpërndërë së fundmi. Në pamje shfaqet Hicham Chaib, bëjnë të ditur mediat belge, të cilat i referohen faqes “Site”, që monitoron aktivitetin e xhihadistëve përmes internetit.
Sipas “Site”, Chaib është pjesë e ISIS-it në provincën siriane të Raqqas.

Sipas “De Staandard”, videoja nis me kërcënime në frëngjisht sipas të cilave, atentatet e 22 marsit kanë qenë thjesht “për të hapur oreksin”.

Më pas, Chaib flet në gjuhën flamande, para se të ekzekutojë një të burgosur, të cilin e quan “spiun të kryqtarëve”.

Sipas medieve, Chaib është një ish-anëtar i organizatës terroriste belge të rekrutimit të xhihadistëve, ‘Sharia4Belgium’, dhe ish-truproja e themeluesit të këtij grupi, Fouad Belkacem, tashmë i burgosur.shekulli

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close