Ibrahimoviç "çmend" anglezët, e kërkon e gjithë Premier Liga

Sport

ibrahimovic‘Kam oferta nga Premierliga’, kështu ka thënë Zlatan ibrahimovic

Sulmuesi i Paris Sain Germainit, Zlatan Ibrahimovic, ka konfirmuar interesimin e klubeve nga Premierliga

Kontrata e Ibrahimovicit me PSG’në, skadon në fund të këtij edicioni ku Manchester Unitedi, Manchester City, Arsenali e Chelsea, që të gjitha duan shërbimet e ish sulmuesit të Barcelonës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Po, ka interesim nga klubet angleze, këtë mund ta konfirmojë. Mendoj se është një ndër ligat më të forta në botë. Premierliga është fantastike. Por, ne do të marrim një vendim kur t’i kemi gjitha letrat në tavolinë. Kjo punë është si martesa, dyja palët duhet të jen të lumtura”, ka thënë Ibrahimovic.

“Kam kontratë me PSG’në deri në fund të këtij edicionin dhe pas kësaj unë nuk mund të mbetem në klub. Mund të them haptazi se nuk ka pasur tentime për rinovimin e kontratës”, ka shtuar ndër të tjera Ibrahimovic. /Express/

ME TE LEXUARAT